Urdhri i Bashkisë Tiranë: Deri me 30 janar asnjë depozitë në tarraca

2
239

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak të  datës 16 dhjetor për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve Bashkia Tiranë ka urdhëruar Asamblenë e bashkëshpronarëve dhe administratorët e pallateve të zbatojnë menjëherë vendimin.

Sipas njoftimit të lëshuar Bashkia u ka lënë afat deri më 30 janar të 2020 që të identifikojnë vendet e përshtatshme për vendosjen e depozitave të përbashkëta të ujit.

Ndëse ky detyrim nuk përmbushet brenda këtij afati Bashkia thotë se do të kalojnë në veprim IKMT dhe policinë bashkiake.

Heqja e depozitave do të jetë e përkohshme, thotë bashkia. Ato do të rivendosen vetëm pasi të ketë një akt konstatimi nga ekspertë të ndërtimit që deklarojnë se vendosja e tyre në tarraca nuk është e rrezikshme dhe e përballon konstruksioni i pallatit.

Shqetësimi për depozitat mbi tarracat e pallateve erdhi pas tërmetit 26 nëntorit pasi shumë prej tyre u rrëzuan duke u kthyer në rrezikshmëri për qytetarët.

 

 

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: startnews.news/2019/12/26/urdhri-i-bashkise-tirane-deri-me-30-janar-asnje-depozite-ne-tarraca/ […]

Comments are closed.