Rezart Veleshnja ka qenë ai që ka publikuar një video të shkurtër, ku shihet i ulur në një tryezë të shtruar me ushqim e pije, sëbashku me Luana Vjollcën dhe Florin.
Një atmosferë festive në skenën e “Shiko Kush LUAN”, por kjo nuk është e vetmja gjë që tërheq vëmendjen në postim. Kamera kthehet dhe pranë orkestrës, gati për të kënduar qendrojnë ata që ndoshta nuk i prisnim t’i shihnim të paktën këtë sezon të spektaklit.
Getoari dhe Majk, të dy si të ftuar special të një puntate të vetme, duke u përgatitur për performancën e tyre. Nuk dihet se kur do t’i shohim në ekran ulur në një tryezë Getoarin, Majk, Luanën e dy kapitenët e skuadrave.