Anëtarë të personelit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara sollën pak gëzim festash për fëmijët, familjet e të cilëve u shpërngulen prej shtëpive nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ambasada Amerikane njoftoi sot se ata vizituan tendat në Vorë, ku fëmijët dhe familjet e tyre janë strehuar. Së bashku me fëmijët, ata organizuan lojra, bëne krijime artistike, lexuan libra, kënduan dhe kërcyen. Ata gjithashtu dhuruan libra dhe lodra për fëmijët