Nga Qamil Gjyrezi
Rilindja dhe Edi Rama me veglat e tyre në zonat ku ka rënë tërmeti i 26 Nëntorit, po i diskriminon të gjithë ata zgjedhës të cilët i thanë jo, “karikaturës” elektorale të 30 Qershorit!
Në votimet e fundit shumë mbi 90% e qytetarëve shqiptarë, të majtë e të djathtë i thanë jo, “kllounadës rilindase” të zgjedhjeve lokale me një kandidaturë.
Qytetarët nuk e dinin se do të binte tërmet në Nëntor të këtij viti!? Ata shprehën indinjatën e tyre për votimet antidemokratike lokale.
Ata që nuk e votuan Rilindjen më 30 Qershor, nuk morën asgjë parasysh, as vendin e punës, as përfitime të tjera që ofron qeveria mafioze aktuale, por nuk dolën në votime.
Rilindja aktualisht po “tallet” me ata që nuk e votuan , me anë bonuseve të qirave, me ndihmat humanitare, më të pafuqishmit dhe të varfërit, duke i diskriminuar dhe duke bërë vetëm propagandë rilindase.
Rilindja diskriminuese i dëmtoi shumë qytetarët me reformat e energjisë, taksave dhe tatimeve, në zgjedhjet e vitit 2017 dhe së fundi nuk ka mëshirë as për të dëmtuarit nga tërmeti!
Rilindja është pjellë e atyre, të cilët burgosën ata që i kundërshtuan me votë që në vitin 1946.
Ideologjia masonike rilindase ka në themel të majtën ekstreme shqiptare, sëbashku me interesat aktuale të drogës dhe krimit të organizuar.
Prandaj Rilindja nuk ka shpirt dhe projekt të qartë për të dëmtuarit nga tërmeti, mbasi drejtohet ose “kapet për hundësh” nga oligarkët dhe mafia.
Strategjia e Rilindjes është varfërimi i njerëzve dhe përfitimet nga situata e krijuar nga tërmeti për vota dhe para!
Vetëm P.D., opozita do t’i shpëtojë të dëmtuarit e tërmetit nga diskriminimi rilindas duke qëndruar afër të dëmtuarve dhe zgjedhjet e parakohëshme do t’i shpëtojnë të gjithë shqiptarët!