BallinaKryesoreTranzicioni politik në Shqipëri drejt finalizimit

Tranzicioni politik në Shqipëri drejt finalizimit

spot_img
spot_img

Red Varaku

Është e qartë që arsyeja kryesore, se pse Perëndimi vendosi të kryente tranzicionin politik të pushtetit në Shqipëri gati një vit më parë, është pikërisht bllokimi i projektit ruso-kinez të Jugosllavisë së Re.

Kjo tashmë besoj është e qartë edhe për më të paditurit dhe naivët, dhe pêr ata që me gjuhën e tyre të helmuar nga korrupsioni qeveritar sulmonin pa reshtur z. Basha për vendimin e tij të palëkundur për asnjë marrëveshje me Edi Ramën, për djegjen e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale.

Nëse do ta shohim me kujdes në retrospektivë atë që ka ndodhur përgjatë vitit që shkoi, është e lehtë të kuptohen që arsyet e ofensivës perëndimore dhe beteja pa kompromis e Opozitës kundër kryeministrit shqiptar është pikërisht bllokimi i projektit të Moskës dhe Pekinit për krijimin e Jugosllavisë së re.

Të gjithë jemi dëshmitarë si filloi kjo ofensivë. Protestat studentore dhjetorin e shkuar shpërthyen si rrufe në qiell të pastër. Më pas kjo ofensivë vazhdoi me publikimin e Zërit të Amerikës dhe menjëherë pas tyre vjen lëvizja e paprecedentë e djegjes së mandateve, që e kapi në befasi të gjithë establishmentin politik shqiptar.

Pas këtij akti ku, Opozita detyrohet të djegë mandatet dhe të dalë jashtë institucioneve, çdo kryeministër sado i paaftë, do të plotësonte menjëherë çdo kërkesë të saj , përfshi edhe dorëheqjen dhe zgjedhjet e parakohshme.

Por, sërish kryeministri vazhdoi përpara drejt realizimit të projektit të tij për Jugosllavinë e Re, i verbuar nga lakmia për pushtet, sepse ky projekt do t’i garantonte atij dhe ministrit të Millosheviçit pushtet të përjetshëm.

Pas kësaj shqiptarët u derdhën rrugëve në protestat më masive dhe të gjata të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri. Publikimet e gazetës gjermane BILD e shkundën nga themelet qeverinë e korruptuar të Ramës, por ai sërish refuzoi të jepte dorëheqjen dhe ishte gati ta çonte vendin drejt përplasjes civile në 30 Qershor.

Për këtë ai mori një mundësi për reflektim nga BE, që negociatat të hapeshin më pas në Tetor. Por, ai refuzoi edhe negociatorët gjermanë për zgjidhjen e krizës, dhe vazhdoi me realizimin e projektit të tij, duke realizuar zgjedhje moniste pa Opozitën në 30 Qershor.

Pas 30 Qershorit , faktori ndërkombëtar i alarmuar për këtë projekt anti-perëndimor, e shtoi dukshëm presionin e tij . SHBA e shtoi presionin nëpërmjet emërimit të dy të dërguarve specialë në rajon z. Grennell dhe z. Palmer, si dhe emërimit të ambasadores amerikane Yuri Kim. Ndërsa BE nëpërmjet bllokimit të integrimit në Tetor dhe kushtëzimit me nëntë kushte.

Menjëherë pas kësaj, Rama e ndjeu kurthin që i kishte ngritur Perëndimi. Ai hoqi maskën perëndimore dhe menjëherë filloi realizimin e projektit të integrimit euro-aziatik. Hoqi regjimin e vizave me Kinën , që do të thotë që kinezët mund të hyjnë në Shqipëri pa viza dhe u angazhua me shpejtësi, në përfundimin e projektit më anti-perëndimor në rajon, kthimin e Ballkanit Perëndimor nën influencën e Moskës dhe Pekinit nëpërmjet projektit të Jugosllavisë së re.

Me sa duket Rama e ka bërë zgjedhjen e tij dhe nuk mund të tërhiqet më . Tanimë përfundimin e këtij operacioni e kanë marrë në dorë ndërkombëtarët, të cilët janë të angazhuar në imponimin e plotësimit të nëntë kushteve të Bundestagut nga ana e qeverisë shqiptare , që në fakt do të thotë zgjedhje të parakohshme me kodin e ri zgjedhor.

Viti që vjen do të jetë një vit zgjedhor pothuajse në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Do të jetë vit zgjedhor në Serbi, Maqedoni , Mal të Zi , dhe shumë shpejt pas Reformës Zgjedhore do të vendoset edhe data e zhvillimit të tyre në Shqipëri.

Shqipëria është me fat që ka kaq shumë mbështetje në rrugën e integrimit europian! Qeverisë nuk i ka mbetur rrugë tjetër vetëm se të plotësojë të gjitha kushtet e Bundestagut dhe të tërhiqet nga projekti anti-perëndimor i Jugosllavisë se re si shantazh ndaj Perëndimit.

Sepse Shqipëria ka nevojë për një Qeveri të dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, që përfaqëson vullnetin e popullit shqiptar, një qeveri që nuk ka prioritet strategjik integrimin euro-aziatik , të cilin e udhëheq Rusia dhe Kina, por një qeveri që ka prioritet integrimin europian, ashtu siç dëshiron 99 % e shqiptarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular