Më 27 dhjetor, në Graçanicë të Kosovës, u arrestua një shtetas serb sepse ai tentoi t’i merrte flamurin një kolone dasmorësh. Pas këtij incidenti, Policia e thirrur në vendin e ngjarjes, ka shkuar dhe e ka arrestuar të dyshuarin.
Policia njoftoi: “Graqanicë, 27.12.2019-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb pasi që i njëjti ka tentuar tu merr flamurin një kolone dasmorësh. Pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje”.