Të marrësh pjesë në Champions League është bukur, port ë kalosh raundin të bën të pasur. Numrat e edicionit 2019/20 flasin qartë: të ardhurat për klubet e impenjuara janë gjithnjë e më të larta. Juventus fluturon mes pjesëmarrësve, përsa i përket rezultateve e renditjes, duke arkëtuar që tani 86,2 milionë euro. Nuk ka shkuar keq Napoli (65,1 milionë) e Atalanta (45,6 milionë) që janë pasuruar me kualifikimin në 1.8 e finales.
Duke marrë në konsideratë 30 vitet e fundit, për të ardhurat nga kompeticioni më i rëndësishëm europiane për klube, askush nuk është si Real Madrid, që mban vendin e parë me 863,2 milionë euro, i ndjekur nga Bayern Mynih (826,8) e Barcellona (811,3).
Në vendin e katërt është Juventus (780,9), pasuar nga Manchester United (702), Chelsea (595,4), Arsenal (558,3), PSG (482,9), Liverpool (452,2) e Roma (447,7).