Një shqiptar nga Kosova dyshohet ka vrarë gruan e tij 33 vjeçe në zonën e Heilbronn.
Mediat gjermane shkruajnë se shkak për këtë krim mendohet të jetë bërë xhelozia mes çiftit. Kjo ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e të premtes, por detajet e aktit janë publikuar ditën e sotme nga mediat gjermane.
Burri ka goditur me thikë disa herë gruan e tij 33-vjeçe, e cila për fat të keq, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
‘Një burrë 44-vjeçar thuhet se ka vrarë gruan e tij në Heilbronn mbrëmjen e së premtes. Sipas policisë, burri goditi me thikë gruan e tij, jo një herë por disa herë. Dyshohet se motivi është xhelozia.
Gruaja e tij 33-vjeçare vdiq nga plagët e saj. 44-vjeçari shkoi në stacionin e policisë Heilbronn, raportoi për ngjarjet dhe u arrestua pa rezistencë’-shkruajnë mediat gjermane.
Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është fakti se ngjarja ndodhi në sy të shtatë fëmijëve. Menjëherë pas krimit, shqiptari është vetëdorëzuar në polici dhe nuk ka bërë asnjë rezistencë.
‘Kur policia kontrolloi menjëherë adresën e shtëpisë së familjes, gruaja u gjet e vdekur. Mbi të gjitha, shtatë fëmijët e mitur të çiftit u gjetën të paprekur në apartament.
Sipas hetimeve fillestare, ata nuk ishin dëshmitarë të faktit. Por: Tani e tutje ata do të rriten pa nënën dhe me babain në burg’, shkruajnë më tej mediat gjermane.