Tërmet të dytë e konsiderojnë banorët e strehuar në komplekset në Shëngjin urdhrin e qeverisë për tu larguar prej tyre.
Ata deklarojnë se bonusi i qirasë i akorduar nga qeveria është i pamjaftueshëm krahasuar me çmimin e shtëpive ndaj kundërshtojnë të largohen nga hotelet.
“Ky është një tërmet 100 ballësh”
“Nuk kam ku të shkoj”
Por përveç pamjaftueshmërisë së bonusit të qirasë, shumë banorë kanë humbur punën e për pasojë vështirësitë ekonomike shtohen.
“Nuk na kanë ofruar asnjë ndihmë. Punën e kam pasur në Krujë, tani rrimë në shtëpi”
Agjencitë imobilare në Lezhë pohojnë se qiraja në atë zonë është rritur me rreth 30 për qind pas tërmetit, ndërsa numri i banesave me qira është shumë i ulët në krahasim me kërkesat.
“Nëse një apartament 1+1 ka qenë 130 mijë lekë të vjetra, do të shkojë 150-160 lekë. Ndërsa një apartament 2+1 ka qenë 160, mund të shkojë 180-200”
Janë 107 familje të cilat janë akomoduar në komplekset në zonën e Shëngjinit, të cilët veç sendeve me rëndësi nuk kanë harruar të marrin as kujtimet e tyre.