BallinaAktualitetFOTO/ Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur, një nga themeluesit e...

FOTO/ Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur, një nga themeluesit e PD

spot_img
spot_img

Ndahet nga jeta, papritur dhe para kohe Edmond Ymeraj, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Dega Fier.

Lajmin e bën me dije ish-deputeti i PD Luan Baçi i cili kujton se si në vitin 1991, Mondi, siç i thërrisnin miqtë e të njohurit, sfidoi frikën dhe përndjekjen e diktaturës.

Sipas rrëfimit të Baçit, dy ditë para se të ndahej nga jeta, në komunikimin e fundit me të, Mondi i kishte shprehur shqetësim për situatën aktuale duke shprehur gadishmërinë për të dhënë kontributin e tij në PD.

Edmond Ymeraj do të përcillet sot në orën 14:00 për në banesën e fundit.

ÇFARË SHKRUAN LUAN BAÇI:

Pak dite na ndajne nga 6 Janari dhe ne do te mbledhemi, per te festuar, kete dite qe, perkon me diten e ujit te bekuar dhe kjo dite e bekuar per Fierin tone, kete radhe do te jet, pa Mondin.

Shume kush, e kujton 6 Janarin 1991 bashke me Mondin me djalin kurajoz dhe trim, qe krijuan PD Dega Fier dhe ne ditet ne vijim ,me megafon ne dore ,ne krah edhe te Doktor Profesor Sali Berishes, sfidoi friken dhe perndjekjen, e falangave te kohes se diktatures dhe bashke me ,te tjere burra fisnik te kohes, Si Fatos Mihali, Arjan Nikaj, Veli Koçi, Viktor Margilaj, etj…shkruan historin , dhe sot kujtohen me vleresim dhe respekte ,nga te gjithe ne.

U largove pa pritur dhe parakohe miku yne Mondi, te takova, jo me large se dy dite me pare, biseduam, pak me shume se zakonishte, ishe i shqetsuar, per situaten, qe po kalojme, dhe si gjithmon i gatshem,per te dhene konttibutin tend te vyer, per PD dhe Fierin.

Me kete monster qe eshte sot, ne krye me the, duhet nje 91 i dyte.

Ne emrin tim personal dhe te Partis Demokratike Dega Fier, Shpreh ngushullimet me te sinqerta dhe te ndjera, familjes, bashkshortes, dhe femijve, te tij.

Sot ne oren 14, do te percjellim per ne banesen e fundit, do te jemi aty, plote nderim dhe respekte per ty miku jone.

Lamtumire Mondi, do te kujtojme, gjithmon, me respekte dhe malle.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular