BallinaKronikePolicia britanike zbardh identitetin e dy shqiptarëve të vrarë në veri të...

Policia britanike zbardh identitetin e dy shqiptarëve të vrarë në veri të Londrës. Kush janë ata

spot_img
spot_img

Policia britanike ka zbuluar identitetin e dy burrave me origjinë shqiptarëve, të cilët janë vrarë ditët e fundit në veri të Londrës.

PRC_115230382 (1)

 

Oficerët e Komandës së Krimeve Speciale të Policisë Metropolitane po udhëheqin hetimet për vdekjen e Arber Fesko, 30 vjeç dhe Shkëlqim Pajës, 31 vjeç.

 

Ata mbetën të vrarë në dy krime të ndryshme rreth 8 km larg njëri-tjetrit.

Policia zbuloi trupin e Z. Fesko, shtetas shqiptar, në bagazhin e një makine në një zonë të largët afër Scratchwood Park, në veri të Londrës më 19 dhjetor.

Një ekzaminim më vonë, tregoi se shkaku i vdekjes ishin plagët e shkaktuara me thikë në gjok.

Në më pak se 24 orë më vonë, trupi i Z. Paja, me origjinë nga Kosova, u gjet në Hertfordshire, më 20 dhjetor.

Një ekzaminim pas vdekjes zbuloi gjithashtu se ai kishte vdekur nga plagët e shkaktuara me thikë në gjoks.

Mediat britanike shkruajnë se të dyja familjet janë lajmëruar dhe janë duke u mbështetur nga oficerë të specializuar.

Dy burra janë arrestuar dhe akuzuar për dy akuza për vrasje.

Scotland Yard tha të dielën se për ngjarjes kishte një “hetim kompleks”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular