Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, në një video të postuar në Facebook, ka shkruar se të shtunën herët në mëngjes, personi që duket në foto, ka çarë me thikë rrotën e makinës së komunës.
sipas Ahmetit, nuk mund të kuptohet ndryshe veçsesi një tentim kërcënimi. Ai ka thënë se këto kërcënime janë të kota, pa marrë parasysh se nga kush vijnë.
Kryetari i Prishtinës ka thënë se e kanë denoncuar rastin në polici.
“Rastin e kemi lajmëruar në polici por meqenëse mediat po thërrasin menjëherë pas lajmerimeve në polici, këtë video po e postojmë vet. Kot e keni, kushdo që jeni!”, ka thënë ai.