Nga Shpetim Axhami
Të dashur miq dhe bashkatdhetarë kudo ku jeni, Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri 2020.
Ky vit që po vjen, urojmë të jetë një vit kurajo dhe shprese për të gjithë ato, që gjatë vitit që po lëmë pas, humbën njerëzit e tyre më të dashur, si në tërmetin e 26 Nëntorit, por edhe për arsye të tjera.
Viti i Ri që po vjen, uroj që të minimizoj problemet, streset dhe vështirësitë që patëm gjatë vitit që po mbyllim dhe le të maksimalizojë arritjet, sukseset dhe nivelin ekonomik për të gjithë.
Ky vit i Ri, uroj të jetë një vit reagimi për kokat e nxehta të politikës shqiptare, duke uruar që të qetësojnë situatën dhe të mendojnë më tepër për popullin e tyre.
Uroj që viti i Ri 2020, të sjellē për çdo shqiptarë shëndet dhe lumturi dhe për çdo familje të tyre të sjellë vetëm mbarësi , mirëqenie dhe harmoni.
Uroj që viti që po vjen të jetë një vit, ku çdo bashkëkombas, kudo ku është të realizojë çdo dëshirë të Tij dhe për Shqipërinē e kombin shqiptarë uroj që ky vit të bëj realitet çdo ëndërr dhe kërkesë të kohës.