Real Madrid nuk do të humbasë Karim Benzema, ndërsa vetë sulmuesi francez nuk ka ndërmend të largohet nga Spanja. Palët janë në sinkron dhe kjo sipas të përditëshmesiberike “AS”, gjithmonë shumë e informuar për për punët e klubit “los blancos”, e bën rinovimin e kontratës thjesht një formalitet.
Marrëveshja aktuale e mban lidhur Benzema me skuadrën “merenguez” deri në verën e vitit 2021, ndërsa po punohet që kontrata të zgjatet edhe për dy vite të tjerë, çka do të thotë se sulmuesi do të mbyllë karrierën e tij në Madrid. Drejtuesit e Realit janë suprizuar nga paraqitjet e futbollistit 32-vjeçar. Edhe në momentet e vështira të skuadrës, ai ka qenë një siguri me golat e tij.