Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë pasditen e sotme në zonën e Durrësit.
Forcat e policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes kur të zbardhur rrethanat.
Njoftimi i policisë:
Më datë 31.12.2019, në Sukth, si pasojë e një konflikti të çastit, janë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Rr.O., 40 vjeç dhe K.O., 21 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarje është shtetasi A.M., i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.