Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimit për dëbimin e një mësuesi turk, sepse policia e shtetit dyshon se ai është pjesë e organizatave të Gylen.
Në një reagim në Twitter, PD kërkon transparencë për ngjarjen.
Reagimi i plotë i PD-së:
Ndersa mediat po raportojne me shqetesim per nje ekstradim te nje qytetari turk sipas tyre ne shkelje te ligjit, nuk ka asnje sqarim te institucioneve shteterore per kete ngjarje.
Heshtja dhe zgjedhja e dates 1 Janar per kete veprim, na detyrojne te kerkojme trasparence te menjehereshme per cfare po ndodh, dhe pergjigje nese veprimet e autoriteteve jane ne perputhje me ligjet ne fuqi, konventat nderkombetare dhe te drejtat e njeriut?
Eshte prioritare per cdo vend demokratik, vecanerisht ne procesin e integrimit europian, te respektoje keto parime, te drejta e detyrime. Shkelja e tyre eshte kthyer ne rregull per qeverine e korruptuar dhe te inkriminuar te Edi Rames.