Një 14-vjeçare nga fshati Syzezë në Urë-Vjagurore ka gjetur vdekjen pasditen e djeshme.
Vajza ështe gjetur nga familjarët në banesë pa shenja jete dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, por nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Viktima 14-vjeçarja me inicialet E. Ç, është dërguar në Morgun e Spitalit të Beratit ku po i nënshtrohet autopsisë, që do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes.
Paraprikisht, sipas policisë, dyshohet se vajza është vetëhelmuar me pesticide, por këto janë thjesht dyshimet e para deri në daljen e përfundimit të raportit mjeko-ligjor dhe analizave.