BallinaUncategorizedFOTO/Shqipëria dëbon mësuesin turk pjesë e lëvizjes Gulen. Ja si reagoi zyra...

FOTO/Shqipëria dëbon mësuesin turk pjesë e lëvizjes Gulen. Ja si reagoi zyra e Rames

spot_img
spot_img

Policia e Shtetit deklaroi se ‘ka dëbuar’ Hasan Çelik, 42 vjeç, me profesion mësues, i cili u arrestua pesë muaj më parë në tentativë për të ikur në Kanada.

Zyra e kryeministrit deklaroi se kjo është një ‘çështje e policisë’ pa lidhje me kryeministrin.

Nga Gjergj Erebara

Shqipëria duket se ekstradoi për herë të parë një anëtar të lëvizjes Gulen në Turqinë e Erdoganit mbrëmjen e së Mërkurës më 1 janar 2019, duke ngritur shqetësime për dhunim të të drejtave themelore të njeriut.

Rrjetet sociale shpërthyen mbrëmjen e së mërkurës duke dhënë lajmin për dërgimin e Hasan Çelik drejt aeroportit të Rinasit ndërsa një orë më vonë, zëdhënësi i Policisë së Shtetit Gentjan Mullai i konfirmoi BIRN se personi në fjalë ‘është dëbuar nga vendi’.

Image

‘Personi ka qenë në burg pasi është kapur nga policia kufitare e Rinasit me dokumente false. Në zbatim të ligjit ‘për të Huajt’ do [të] dëbohet,’ tha Mullai.

Zyra e Kryeministrit Edi Rama tha e pyetur nga BIRN se ‘dënimi është një çështje procedurash ligjore që nuk ka lidhje me kryeministrin’.

Shqipëria i bashkohet në këtë mënyrë një numri të vogël shtetesh që i binden kërkesës së presidentit të Turqisë Recep Taip Erdogan për të dërguar në Turqi për përndjekje penale çdo person të lidhur me lëvizjen globale Gulen, të cilën ai e akuzon si organizatore të grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016.

Në shkurt 2015, Kosova dëboi pesë shtetas të kërkuar nga Turqia duke shkaktuar zemërim ndërkombëtar dhe kritika të ashpra nga BE dhe SHBA për shkelje të procesit të rregullt ligjor dhe dhunim të të drejtave themelore të njeriut. Kryeministri Ramush Haradinaj në atë rast shkarkoi kreun e shërbimeve sekrete të vendit si dhe ministrin e Brendshëm duke pretenduar se nuk kishte pasur dijeni për dëbimin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular