Kjo foshnjë vitin e ri e kaloi në çadër. Mes të ftohtit e acarit. Mes shurdhërisë të qeverisë që paguan 20 milionë euro për një km autostradë, që paguan vota, që ble infuencë ndërkombëtare, që bën deputetë kokrrat e injorantëve, të servilëve, të trafikantëve, drogmenëve.
Kjo qeveri është më e keqe se nazistët. Urren edhe foshnjat. I lë ashtu mes dhëmbëve të të ftohtit. Nuk u siguron çatinë, por u vë mbi kokë një fletë të hollë cope prej doku.
Ky fëmijë është prova e krimit që qeveria po kryen ndaj popullatës së vet. Gjumi i tij i pafajshëm më mbush sytë me lot e me revoltë. Dhe them, ne nuk kemi në krye ca hajdutë e kaq. Kemi një grup mizorësh, vrasësish dhe kriminelësh gjakftohtë.
Dua të hyj një çast te ëndrrat e kësaj foshnjë. Me siguri mendja e tij sheh pak zjarr, pak ngrohtësi, pak ledhatim. Kaq i duhet të quhet njeri. Por ja që shteti ynë është mik me tërmetin, jo me viktimat dhe të dëmtuarit. Edhe kafshët në stalla kanë çati e dritare me xhama. Njerëzit në epokën e qeverisë së aerodromeve janë jashtë, mbuluar me një fletë çadre, poshtë qiellit mbushur me yje dhe ngricë.
Gjumi i trazuar i kësaj foshnje u bëftë kancer për qeverinë e oligarkëve, për hajdutët që këto 6 vjet mbetën duke shqyer e ndarë mes vedi pasurinë e shqiptarëve. Amen! Syri.net