Shkrimtari i njohur Kim Mehmeti, përmes rrjeteve sociale reagon ndaj largimit të të rinjve nga Shqipëria. Ai shprehet se të rinjtë nuk ikin prej varfërisë por prej ‘gomarizmit’ të politikave se si ata trajtohen.
“Sigurisht e keni dëgjuar rrëfimin për dhelprën që ikë nga pylli, ku luani ka vendosur t’i vrasë të gjithë ujqit dhe e cila, kur i thonë të mos ikë, sepse është dhelpër e jo ujk, është përgjigjur: nuk jam duke ikur nga luani, por nga gomari, të cilin ai e ka shpallur përgjegjës të pyllit dhe përpilues të listës së ujqve!
Jam i sigurt se nëse i pyetni të rinjtë shqiptarë pse e braktisin vendlindjen, edhe ata do u jepnin përgjigje të ngjashme: se nuk janë duke i ikur gjithaq varfërisë, por ‘gomarizimit’ të politikave shqiptare!” (Kim Mehmeti)