BallinaAktualitetKishin vetëm një vit të martuar, tragjedia në Australi, miqtë: Si mundet...

Kishin vetëm një vit të martuar, tragjedia në Australi, miqtë: Si mundet babai të vrasë vajzën e tij?!

spot_img
spot_img

Një çift të rinjsh shqiptarë kanë humbur jetën të vrarë me armë zjarri nga babai i vajzës në Australi. Ngjarja ka ndodhur të martën, ndërsa 25-vjeçarja Lindita Musai mbeti e vdekur në vend, bashkëshorti i saj 29-vjeçari Veton Musai ka humbur jetën dje në spital.

Miqtë dhe familjarët e çiftit janë të tronditur nga ngjarja, teksa janë parë në lagjen periferike në lot duke ngushëlluar njëri-tjetrin. Një i afërm i 29-vjeçarit Musai shkroi në “Facebook” për ngjarjen.

foto galeri

foto galeri

“Unë nuk di si t’i bashkoj fjalët. Allahu e di më mirë pse gjërat ndodhin ashtu siç ndodhin”, shkroi ai duke shtuar se “e kishte të pamundur të shpjegonte se si ndihej”.
“E vetmja gjë që na mban të fortë është besimi në Zot. Si mundet që babai t’i marrë jetën vajzës së tij, është përtej të kuptuarit… Por djalli me të vërtetë është midis nesh. Allahu i bashkoftë të dy shpirtrat e mrekullueshëm përsëri në Xhenet”, shkruan i afërmi.

Fb Kusheriri

Dy të rinjtë ishin martuar prej rreth një viti, por kishin qenë të lidhur për të paktën pesë vite. Miqtë e përshkruanin dasmën e tyre si një nga “më të mirat që kishin qenë ndonjëherë”.

Veton Musai1

“Një çift kaq i bukur, një familje kaq e bukur … Një nga dasmat më të mira që kam qenë në Australi”, shkroi një mik i familjes në Facebook.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular