BallinaAktualitet“6 janari fillimi i revolucionit”, Rama prezanton platformën: 472 aplikime për shërbime...

“6 janari fillimi i revolucionit”, Rama prezanton platformën: 472 aplikime për shërbime tashmë mund të bëhen online

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nëpërmjet një videoje në facebook revolucionin digjital sikurse e ka quajtur ai.

rama

Revolucioni digjital përfshin 472 aplikime për shërbime që deri dje krijonin radhë nëpër sportele, ndërsa pas prezantimit të platformës bëhet online, përmes smartfonit apo kompjuterit

Videon Rama e shoqëron edhe me shpiegimet se çfarë përfitojnë qytetarët:

• Qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dokumente shtetëtorë kur aplikojnë, po vetëm dokumenta që janë individualë

• Të gjithë dokumentet shtetërorë të nevojshëm për dosjen e aplikimit online, do të sigurohen për llogari të qytetarit, nga vetë punonjësi i sportelit përkatës

• Qytetarët do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel vetëm nëse prezenca e tyre është e detyrueshme nga përcaktimet ligjore për të marrë shërbimin

• Ky proces transformues rrënjësor do të zhdukë brenda 2020-ës, radhët për të kërkuar një shërbim; shkurtojë kohën e humbur për të marrë një shërbim; eliminojë masivisht rryshfetin

• Në qershor do të hyjë online blloku i dytë prej 395 shërbimesh dhe deri në fund të vitit 2020 do të jenë 91% të të gjitha aplikimeve për shërbime (me pak përjashtime të paevitueshme dot për shkak të nevojës së paraqitjes së personit për një aplikim) do të bëhen vetëm online në https://e-albania.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular