Atleti shkodran Irfan Domnori është arrestuar nga policia e Malit të Zi.
Denoncimin e ka bërë bashkepunetorja e Irfan Domnorit, në shoqatën “Foleja kombëtare shqiptare”, Elida Jorgoni.
Ne nje prononcim per mediat, ajo ka treguar se pasi nuk ka arritur te lidhej dot ne telefon me Irfanin, ka bere denoncim në policinë e Shkodrës për zhdukjen e papritur të tij dhe aty ka mësuar se ai është arrestuar nga malazezët por pa patur një informacion tjeter.
“Irfani kaloi doganen dhe rezulton qe nuk esht regjistruar,kjo eshte per faj te doganiereve! Ai ndodhet ne rrezik pasi ne ate burg ka edhe shume serbe! Apel shtetit shqiptar te reagoje!”- tha Jorgoni.
Herën e parë në gjysmë të muajit nëntor Domnori u ndalua pasi kishte valëvitur flamurin shqiptar në Krajë dhe u gjobit me 300 euro si dhe një muaj për të mos hyrë në Malin e Zi. Pasi ka kaluar një muaj nga ky vendim i Gjykatës së Tivarit, Irfan Domnori është drejtuar sërish për në Malin e Zi për të marrë pjesë në një aktivitet atje dhe përsëri ka qenë me flamurin shqiptar.
Mbajtja e flamurit në një ekspozitë ku ka marrë pjesë atje i ka kushtuar edhe më rëndë 64 vjeçarit sepse policia malazeze e ka arrestuar për të dytën herë dhe ndryshe nga më përpara kur u mbajt për pak kohë tashmë janë bërë 7 ditë që shkodrani ndodhet i burgosur në Malin e Zi.
Një reagim ka bërë edhe ambasada shqiptare në Podgoricë duke bërë me dije se atleti shkodran është në burgun hetues në Spuzhë pasi është dënuar atje me 10 ditë burg.