BallinaEkonomiInceneratoret marrin 47 milionë euro financime nga buxheti, 14 milionë shkojnë për...

Inceneratoret marrin 47 milionë euro financime nga buxheti, 14 milionë shkojnë për Tiranën

spot_img
spot_img

Impiantet e trajtimit të mbetjeve nëpërmjet metodës së incinerimit që do të ndërtohen nëpërmjet koncesioneve me Partneritet Publik -Privat, në qytetet Elbasan, Fier dhe Tiranë kanë marrë deri më tani me 5.7 miliardë lekë ose 47 milionë euro financime nga buxheti i shtetit, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Financimet përfshijnë periudhën 2017-2019, teksa Kontrolli i Lartë i Shtetit gjeti parregullsi në pagesat e thesarit për këto objekte.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave shumën më të madhe të financimeve e ka marrë incineratori i Fierit me 18 milionë euro,  më pas ai Elbasanit me 14.6, milionë euro dhe i Fierit me 14.2 milionë euro.

Ndaj kontratës së Fierit, Ministria e Financave disbursoi 5 milionë euro gjatë vitit 2017 teksa punimet ende nuk kishin filluar për shkak të protestave të banoreve të zonës që penguan nisjen e tyre.

Më herët, sipas një liste të prokurorisë, të siguruar nga “Monitor”, ndërmjet 72 kompanive të mëdha qe kanë kryer blerje fiktive nga kompani pa aktivitet, në mënyrë që të rrisin artificialisht shpenzimet, me qëllim pagimin e më pak TVSH-je dhe tatim fitimi, listën e kryeson integrated Technology Services, koncesionari i inceneratorëve me blerje përmes 164 faturave, që arrijnë në 987 milionë lekë (rreth 8 milionë euro), ose gjysma e shumës totale të identifikuar nga Prokuroria.

Koncesioni i trajtimit të mbetjeve Elbasan (Albtek Energy), me kosto totale prej 5.3 miliardë lekësh është tashmë funksional. Kapaciteti përpunues do të jetë rreth 120-140 ton/ditë, sipas deklarime zyrtare në kontratë.

Inceneratori i Trajtimi i mbetjeve Fier (“Integrated Technology Waste treatment Fier”) ka një kosto totale prej 3.97 miliardë lekë. Kapaciteti përpunues do të jetë rreth 180-200 ton/ditë. Ky projekt nuk ka nisur ende, për shkak të protestave të vazhdueshme të banorëve të fshatit Verri, të cilët nuk pranojnë ndërtimin afër zonës së tyre, teksa i tremben ndotjes së ajrit dhe produkteve bujqësore.

Projekti i tretë është Trajtimi i mbetjeve Tirane (“Integrated Energy B.V shpk”), me kosto totale 39 miliardë lekë dhe kapacitet përpunues do të jetë rreth 550-800 ton/ditë.

Shqipëria është një ndër vendet që ka gjenerimin më të ulët të plehrave për frymë në Europë, por edhe të procesit të ndarjes së mbeturinave në burim. Niveli i ulët i zhvillimit industrial ka bërë që Shqipëria të gjenerojë 373 kg/banor mbetje në vitin 2016. Sipas INSTAT, në një kohë që mesatarja e Bashkimit Europian është 480 kg/frymë, sipas të dhënave të fundit të Eurostat. Nivel më të ulët të gjenerimit të mbetjeve se Shqipëria kanë Serbia, me 268 kg/frymë dhe Kosova, me 220 kg/frymë.

Nëse të tre inceneratorët do të viheshin në punë, kosto totale në buxhet do të arrinte në rreth 50 miliardë lekë dhe kapaciteti total mesatar i përpunimit në rreth 1000 ton në ditë, ose rreth 130 kg për frymë në vit.

Por, nëse krahasohemi me shtet fqinjë rezulton se Shqipëria nëse i ndërton të gjithë inceneratorët që ka në plan, do të ketë një kapacitet tepër të lartë. Në Itali, sipas të dhënave të Eurostat, sasia e plehrave që përpunohet përmes procesit të incenerimit është vetëm 35 kg për frymë, pra katër herë më e ulët se në Shqipëri. Në Greqi është 12 kg për frymë. Serbia e ka akoma edhe më të ulët, në 6.3 kg për frymë. /monitor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular