BallinaAktualitetVIDEO/ Gruaja e ministrit filmohet duke festuar me një grusht parash

VIDEO/ Gruaja e ministrit filmohet duke festuar me një grusht parash

spot_img
spot_img

Jo rrallëherë, zyrtarët shtetërorë janë kritikuar për luksin që kanë treguar, teksa sipas Bankës Botërore mbi 20 për qind e qytetarëve jetojnë në varfëri, me më pak se dy euro në ditë.

Me një grusht parash është shfaqur së fundmi duke u argëtuar zyrtarja për arsim në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Burbuqe Thaqi – Matoshi, raporton KTV.

Në këtë video, ajo shihet e shoqëruar edhe nga bashkëshorti i saj, Fatmir Matoshi i cili është ministër në detyrë i Mjedisit.

Televizioni nuk ka mundur të vihet në kontakt me Thaqi – Matoshin, por ministri në detyrë i Mjedisit ka thënë se paratë që shihen në këtë video janë personale.

Matoshi ka pranuar se videoja është bërë të enjten dhe ka thënë se ka qenë shaka ndërmjet miqve të tij.

Bashkëshortja e ministrit Matoshi është punësuar në Ministrinë e Diasporës në korrikun e vitit të kaluar.

Për veprime luksi, në nëntorin e kaluar u bë lajm edhe një fotografi e cila shfaqte ministrin në detyrë të Tregtisë, Endrit Shala, në një diskotekë me një numër të madh pijesh para vetes.

Shala kishte thënë se fotografia ku shihet bashkë me djalin e Fatmir Limajt, Durim Limajn, është realizuar 4-5 vjet më herët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular