BallinaKryesoreMe vrasjen e Sulejmanit, Amerika riktheu rendin e gjërave në Lindjen e...

Me vrasjen e Sulejmanit, Amerika riktheu rendin e gjërave në Lindjen e Mesme

spot_img
spot_img

GARANCITË QË NA DUHEN, PASI IRANI NJOFTOI SE DO NISË RAPREZALJE HAKMARRËSE KUNDËR AMERIKËS DHE ALEATËVE TË SAJ

 Nga Ilir Nikolla 

Opinioni publik nuk mund të qëndrojë pasiv dhe ta trajtojë vrasjen e gjeneralit iranian Sulejman si një ndodhi që nuk i përket nga afër. Reagimet me vonesë të Edi Ramës janë një shenjë se diplomacia e Shqipërisë është shumë e papërgatitur për të prodhuar politika që garantojnë siguri brenda vendit dhe në rajon, si dhe kontribut për aleatët tanë të NATO-s. Frazat e Ramës, që për nga gjuha e drunjtë ngjajnë më shumë me “maturinë” e Erdoganit, sesa me solidarizimin e një vendi në partneritet strategjik me SHBA-të, nuk qetësojnë muxhahedinët e strehuar në Shqipëri, të cilët e konsideronin Sulejmanin si armikun e tyre kryesor dhe si porositësin e masakrës ndaj kampit të tyre në 2011-n. Frazat e Ramës nuk qetësojnë as vëzhguesit e thjeshtë në Shqipëri, të cilët e shohin vendin tonë si hallkën më të dobët të zinxhirit të NATO-s dhe që, edhe për arsyen shtesë të pranisë së muxhahedinëve këtu, mund të vihet nën shënjestrën e terrorizmit asimetrik të Iranit. Tashmë edhe formalisht, Shqipëria është shndërruar në një konsumatore të sigurisë dhe jo në një prodhuese të saj. Një vend autokratik që bën pazar me të drejtat e qytetarëve të saj për të mbajtur në pushtet kryeoligarkun dhe që bën pazar me kushtetutën e saj për t’i hyrë në çitjane Padishahut, s’mund të prodhojë siguri.

Gjithsesi, vala e propagandës që e nxjerr presidentin Trump si fitilvënësin e një lufte të re në Gjirin Persik, duhet ndalur që të infektojë edhe median tonë. Nëse s’mund të marrim garanci prej një kryeministri që e ka shndërruar vendin në një konsumator të sigurisë, të paktën të furnizojmë opinionin me analiza që rrëfejnë qartë rolin kryesor të Sulejmanit për destabilizimin e Lindjes së Mesme, detyrë të cilën e kryen prej vitesh njëri prej ekspertëve kryesorë për Lindjen e Mesme dhe Izraelin, gazetari i Il Foglio-s, Daniele Ranieri.

***

Shkrimi i plotë në “Il Foglio”:

Në orët e para të ditës së djeshme, administrate “Trump” ka rikthyer raportin natyral të forcave në Lindjen e Mesme, duke ekzekutuar me dy raketa që lëshuara nga një dron gjeneralin Iranian Qazim Sulejmani, në rrugën pranë aeroportit të Badgadit. Edhe mund të vijnë tani e të protestojnë se Amerika u dha një goditje shpresave për stabilizimin e rajonit, por për vëzhguesit e mirëinformuar, faktikisht skema e status quosë ishte hedhur në erë me kohë e s’kishte mbetur më asnjë rend për të ruajtur. Jo më kot, Ajatollahu i Madh i Iranit e thërriste gjeneralin e tij “martiri i gjallë”. Në maj, Qazim Sulejmani autorizoi një sulm të paprecedentë me raketa që nga Iraku kundër rafinerive të Arabisë Saudite. Nga maji në dhjetor regjistrohen 18 sulme me raketa e mortaja ndaj bazave amerikane në Irak, që të gjitha të kryera pa shumë zhurmë nga milicitë e krijuara prej Sulejmanit. Të premten e 27 dhjetorit, në një nga këto sulme u vra një amerikan dhe në sulmet e tjera ka patur gjithmonë viktima irakiane, por qeveria e Bagdadit asnjëherë nuk u dëgjua të protestonte. Synimi final i kësaj fushate duket qartë, është çrrënjosja e forcave të Koalicionit nga Iraku. Para 8 ditësh, gjenerali iranian, që në Irak jepte urdhra sikur të ishte një guvernator, ja arriti të emëronte një besnik të tij si komandant të sigurisë në zonën e gjelbër, hapësira më e mbikëqyrur e kryeqytetit, ku ndodhet edhe ambasada amerikane. Rezultati u pa qartë me 31dhjetor, kur qindra milicë ja behën para ambasadës, duke e rrethuar atë, duke qëlluar me bomba molotov dhe duke shkruar në muret e saj: “Lideri im është Qazim Sulejmani”.

Ishte një demonstrim force i paprecedentë. S’është fort e qarta si ja doli Sulejmani të merrte kontrollin e zonës kryesore në Bagdad, por duket se ai po përgatitej paraprakisht për të rezistuar me të gjitha mjetet, përballë masës së të rinjve protestuesve në sheshin Tahrir, në anën tjetër të lumit Tigri.

Kaq sa për të kujtuar se vdekja e Sulejmanit është tashmë një fakt historik, por edhe një episod, pjesë përbërëse e një zinxhiri episodesh brutale, paçka se disa marrin vëmendje e hapësire televizive e të tjerat jo. Sulejmani është gjenerali, milicët e të cilit, gjatë viteve të rrugës, në periudhën nga 2006 deri në 2010, vranë qindra ushtarë amerikanë. Milicitë e Sulejmanit në Irak lëvdoheshin atëhere se po arrinin të vrisnin më shumë amerikanë edhe sesa vetë ISIS-i, domethënëse sesa fanatikët sunitë. 

Natën e së premtes, gjenerali iranian, drejtuesi i kësaj guerrileje pra, zbarkoi në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit, dhe përveç një mase paraprake mbrojtëse – karvani i tij i autoblindave u parapri nga dy karvane me autoblinda bosh, njëfare karremi pra – po bëhej gati për një paradë poshtë mureve të njërës prej bazave më të mëdha ushtarake amerikane, e vendosur në krah të aeroportit, i mbrojtur veç me velin e tij iluzor si i pamposhtur. Veçse Sulejmani nuk ishte një ambasador zviceran, ishte një ushtarak provokator që 10 ditët e fundit i kishte bërë llogaritë gabim e rrjedhimisht edhe pagoi çmimin.

Kur lajmi i vdekjes së tij mbërriti në sheshin Tahrir, përtej Tigrit, qenë të shumë ata që zunë vallen. Sulejmani ishte për ta një kasap që drejtonte të gjitha operacionet agresive të Iranit në Lindjen e Mesme, më i fundit prej të cilëve ishte masakrimi i më shumë se 500 protestuesve irakianë në 2 muajt e fundit, të cilët kishin zbritur në rrugë kundër një qeverie të korruptuar dhe vasale të Iranit. Një prej liderëve të protestës i tha “il Foglio”-s se ndoshta kërcimet kishin qenë një gëzim i nxituar, pasi protestuesit “duhet të ruajnë ekuidistancën, të shfaqen neutralë e të mbështesin veç sovranitetin e Irakut, përndryshe do të akuzohen si armiq”. Gjithsesi i kujtojmë se milicitë e gjeneralit kishin vrarë shumë prej tyre. “E nëse s’e ndalim këtë spirale, do të vriten edhe shumë të tjerë”, ishte përgjigjja.

Dikush mund të vijë e të na thotë se Sulejmani ka luftuar kundër ISIS-it, por kjo është thjesht një propagandë që të bën për të vjellë. Siç përmendëm më lart, nga maji deri më sot, milicitë e tij kanë bërë jo më pak se 3 sulme në muaj kundër bazave të koalicionit të drejtuar nga amerikanët, i cili vijon luftën kundër ISIS-it. Milicitë e Sulejmanit kanë si objektiv përzënien e SHBA-ve nga Iraku, pra përzënien nga vendi të forcës ushtarake më të rrezikshme për ISIS-in (nuk rezulton se Al Bagdadi u gjet e u vra nga Sulejmani). Gjatë luftës frontale me ISIS-in në fakt, milicitë e tij fanatike nuk isin efikase; ato qendruan kryesisht jashtë qyteteve, duke paraqitur si alibi se kishin frikë se mos do detyroheshin të kryenin krime kundër civilëve. Barra kryesore në beteja ra mbi të tjera formacione, kryesisht mbi repartet antiterrorizëm, të cilat u angazhuan në beteja urbane për çrrënjosjen e ISIS-it në Mosul, Raka e Sirte.

Pra, s’ka pse t’i jemi faleminderit Sulejmanit për suksesin kundër ISIS-it.

Por milicitë që u mbajtën larg frontit të ISIS u treguan shumë efikase në sektorë të tjerë, si përshembull në kontrollin, intimidimin dhe shtypjen e çfarëdo revolte, jo veç në Irak, por edhe në vetë Iranin. Sulejmani ishte drejtues i Rojeve Revolucionare, të cilat para një muaji u angazhuan në shtypjen e protestave iraniane kundër rritjes së çmimit të naftës, çka solli edhe vrasjen brutale të 1500 protestuesve (shifër e konfirmuar nga vetë regjimi për Reuters-in). Edhe ky fakt po nënvleftësohet sot nga ata që po na propagandojnë gjithë ditën “tërmetin” në Lindjen e Mesme.

Presidenti Trump ishte në fakt presidenti që i bënte iranianët të flinin të qetë. Qershorin e shkuar ai bllokoi një skuadrilje avionësh që ishte në ajër, gati për të sulmuar një avion iranian, sepse ushqente shpresën për një takim historik me drejtuesit e Iranit, diçka që administrata e tij e vlerësonte si një tregues të epërsisë së tij në diplomaci, përkundrejt paraardhësit Obama. Duke ndjekur këtë logjikë, ai i minimizoi gjithmonë sulmet iraniane ndaj anijeve petrolere në Ngushticën e Hormuzit.     

Skema ishte e qartë. Trump ishte presidenti izolacionist që dëshironte tërheqjen e të gjithë ushtarëve amerikanë nga jashtë, nga Siria, nga Afganistani, nga kudo, dhe që hyri në histori për mbajtjen e takimeve diplomatike të paprecedenta (Koreja e Veriut është shembulli që përmendet). Në këtë skemë, Trump planifikonte të bënte presion mbi Iranin me mjete ekonomike dhe jo me forcë ushtarake, pasi përfshirja në një konflikt të ndërlikuar në Gjirin Persik ishte gjëja e fundit që donte.

E prapëseprapë llogaritë nuk funksionuan. Trump u rishfaq në Lindjen e Mesme me një operacion që shënon një pikë thyerjeje me parardhësit e tij Obama e Bush, të cilin ata nuk e kishin bërë, për të mos shkaktuar një zinxhir ngjarjesh, që mund të kishin pasoja edhe mbi vetë Izraelin. Administrata amerikane ka dërguar në rajon 3500 trupa të tjera, për të mbikqyrur nga afër zonat e tensionit, pasi kishte dërguar më herët 14 mijë trupa të tjera, së bashku me 4 aeroplanë të mëdhenj C-130 Combat Talon.

Për Amerikën s’është më e mundur të tërhiqet papritur nga rajoni, në fund të fundit ushtarët amerikanë s’janë tërhequr nga Siria e në Irak ata janë praktikisht në një gjendje lufte. Në këtë kuadër, s’po përmendim as gjasat për tërheqjen nga Afganistani, të cilat gjithashtu janë afër zeros.

Regjimi iranian ndodhet përballë një dileme, si të reagojë pas këtij turpërimi. Nëse s’bën asgjë, humbet legjitimitetin dhe besueshmërinë tek forcat e çrregullta që ajo kontrollon në rajon, por edhe nëse lëviz, ai nuk është në gjendje të përballojë një përplasje të drejtpërdrejtë. Teherani ka mundësi të vendosë për një seri ndërhyrjesh vdekjeprurëse të shpërndara në Lindjen e mesme, të cilat do t’ua besojë partnerëve të saj vendorë, çka në fakt është ajo që Irani bën prej vitesh ama, por pa tërhequr vëmendjen e të gjithë botës, siç ndodhi para dy ditësh me sulmin blic amerikan në Bagdad.

Daniele Ranieri (Il Foglio)

100-14.jpg

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular