BallinaEkonomiOperacionet monetare që sollën ngatërresën "Leku i ri - Leku i vjetër"

Operacionet monetare që sollën ngatërresën “Leku i ri – Leku i vjetër”

spot_img
spot_img

“Ngatërresa” e shqiptarëve me shprehjen e vlerës reale të parave duket se daton edhe më herët se në vitet 1964-’65, kohë kur  u zëvendësua leku i vjetër me lekun e ri. Përcaktimi i një kursi të ri për monedhën shqiptare ka qenë një praktikë e ndjekur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore ne Shqipëri. Në këtë periudhë, me argumentin e luftës kundër inflacionit, u ndërmorën operacione monetare që pakësuan me më shumë se 5 herë sasinë e kartëmonedhave në qarkullim. Brenda 3 vitesh, të paktën 3 herë shqiptarët janë përballur me ndryshimin e kursit të parasë, duke u marrë paratë që zotëronin e duke u dhënë para të tjera, me kurs të ri.

Iljaz Fishta dhe Veniamin Toçi kanë analizuar në studimet e tyre me imtësi operacionet monetare të ndërmarra në vitet e para të pas çlirimit në Shqipëri. Pas çlirimit, në qarkullim në Shqipëri rezultojnë se kanë ishin 379 milion e 808 mijë e 895 franga shqiptare në qarkullim në formën e bankënotave. Regjimi dyshonte se një shumë e madhe kartëmonedhash ishin nxjerrë jashtë vendit e që mund të përdoreshin për qëllime të ndryshme, mes të cilave edhe për të financuar rrëzimin e pushtetit.

Operacioni i parë, vulosja e parave

Në qershor të vitit 1945 do të dilte urdhëresa e posaçme mbi vulosjen e bankënotave dhe çek-monedhave të ish Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Në bazë të kësaj urdhërese vuloseshin bankënotat prej 20 e 100 franga shqiptare si dhe çek-monedhat e emetuara nga Banka Kombëtare.

Vula që u përdor kishte trajtë drejtkëndëshi e përmbante në brendësi të saj n jë shqipnjë me yll dhe fjalët “Banka e Shtetit Shqiptar”. Nga vulosja, përjashtoheshin vetëm bankënotat me prerje nën 20 franga shqiptare.

Vulosja e parave do të kryhej brenda një kohë të shkurtër, 10 ditë, nga data 29 qershor deri më 8 korrik 1945. Kjo ishte kohëzgjatja e vulosjes së monedhës për të gjithë vendin.

Në bazë të urdhëresës, qendrat e këmbimit të monedhave u përfshinë në tri zona me afate të caktuara.

Një zonë me vete përfshiu qendrat  kryesore. Këtu bënin pjesë rrethet e qendrës së Durrësit, Beratit, Elbasanit, Gjirokastrës, Korçës, Shkodrës, Tiranës e Vlorës. Për këto rrethe, këmbimi u parashikua të kryhej nga data 4 deri me 8 korrik 1946.

Rrethet kufitare përbënin një zonë tjetër e cila përfshinte Bilishtin, Ersekën, Vithkuqin, Konispolin, Kukësin, Libohovën, Librazhdin, Lumën, Peshkopinë, Pogradecin, Thethin, Përmetin, Sarandën, Pukën, Zerqanin dhe Delvinën.

Një zonë e tretë përfshiu rrethet Ballsh, Burrel, Fier, Gramsh, Himarë, Kavajë, Kotë, Krujë, Lezhë, Lushnje, Peqin, Shijak, Mirditë, Tepelenë dhe Këlcyrë.

Këmbimi i monedhave për këto rrethe u parashikua të kryhej nga data 4 deri 8 korrik.

Ndarja e mësipërme u jepte përparësi zonave kufitare për këmbimin e monedhave të vulosura. Për këto zona u parashikua që këmbimi të fillonte më përpara e të kryhej në një afat më të shkurtër.

“Kjo kishte si synim që t’i priste rrugën hyrjes kontrabandë të  bankënotave nga jashtë. Në të njëjtën kohë ndarja në zona dhe krijimi i shumë qendrave për këmbimin  e bankënotave pati për qëllim që veprimi të kryhej sa më shpejt e pa pengesa të karakterit teknik e organizativ” shkruhet në studimin ekonomik të Fishtës dhe Toçit.

E në fakt, praktika e vulosjes nuk ishte ajo e vendosjes së parave para një vule por shkëmbimi i tyre me para të vulosura që kishin një kurs të ri. Vulosja e monedhave u bë në shtypshkronjën e Bankës së Shtetit dhe në 14 shtypshkronja të tjera të vendit që u mobilizuan për këtë çështje.

Më mbarimin e afatit të parashikuar, bankënotat dhe çek-monedhat që nuk do të paraqiteshin për vulosje konsideroheshin pa vlerë dhe për pasojë do të dilnin jashtë qarkullimit monetar.

Jashtë vulosjes mbeti më shumë prej 20 % të monedhës në qarkullim, e këtu bëhej fjalë edhe për bankënotat me prerje nën 20 franga shqiptare.

Tentativat për shmangie

E në fakt, kjo do të krijonte hapësira për fshehje. Në këtë periudhë nuk mungojnë përpjekjet për të shmangur deklarimin e sasisë së parave që zotëronin njerëzit e si rrjedhojë u ndoq praktika e shpërndarjes së parave ndër familjarë e të njohur.

Operacioni i dytë, zëvëndësimi i parave të vjetra me para të reja

Pothuajse fiks një vit nga operacioni i parë monetar, regjimi komunist do të niste një operacion të dytë, që këtë herë do të ulte edhe më tej sasinë e parave në qarkullim; pakësim me më shumë se 5 herë të sasisë.

Me 11 korrik të 1946, Presidiumi i Kuvendit Popullor miratoi dekretligjin “mbi këmbimin e bankënotave e të çek-monedhave të emetuara nga ish Banka Kombëtare e Shqipërisë” dhe të vulosura nga Banka e Shtetit Shqiptar si dhe të çekmonedhave të emetuara nga po kjo bankë. Në këtë mënyrë, po hiqeshin nga qarkullimi edhe paratë e vulosura, por këtë herë në këmbim jepej kartëmonedha e re, me një kurs të ri.

Në bazë të ligjit, hiqeshin nga qarkullimi bankënotat prej 20 dhe 100 franga shqiptare që ishin vulosur , çek-monedhat prej 20, 10, 200, 500, 1000, 2000 dhe 5000 franga të emetuara nga ish Banka Kombëtare e Shqipërisë dhe të vulosura nga Banka e Shtetit Shqiptar, çek-monedhat prej 100, 200 dhe 500 franga të emetuara nga Banka e Shtetit Shqiptar mbi formularët e ish Bankës Kombëtare. Këto monedha zëvëndësohehsin me monedha të reja të Bankës së Shtetit Shqiptar me prerje 5, 20, 100 dhe 500 franga.

U parashikua që të mbeteshin në qarkullim përkohësisht bankënotat dhe monedhat metalike prej 5, 2, 1, 0.40, 0.20 dhe 0.10 franga shqiptare të emëtuara nga ish Banka Kombëtare. Monedhat e tjera metalike thyese e humbisnin vlerën ligjore të qarkullimit, pra u shpallën të pavlefshme e nuk mund të përdoreshin për blerje apo këmbime.

Me ligj u caktua që raporti i këmbimit të monedhave të vjetra me monedha të reja të ishte 5 franga shqiptare të vjetra baraz me 1 frang të ri. Me këtë raport vlerësoheshin edhe monedhat e tjera që nuk hiqeshin nga qarkullimi. Çmimet e mallrave, tarifat e shërbimeve, qiratë e ndërtesave, pagat e punës, debitë dhe kreditë etj. uleshin me të njëjtin raport.

“Depozita për vepra rindërtimi” dhe “anti-informaliteti” përmes triskës së sheqerit

Sasia e parave që lejohej të këmbente çdo familje ishte deri në 5 000 franga shqiptare. Këmbimi bëhej prej një pjestari të familjes për të gjithë familjen, duke paraqitur për vërtetim triskën e furnizimit me sheqer.  Kjo masë kishte për qëllim që të mënjanonte paraqitjen për këmbim për qëllime evazioni të më shumë se një pjesëtari të një familje.

Teprica mbi shumën e caktuar prej 5000 franga shqiptare, duhej të depozitohej në Bankën e Shtetit në llogarinë “Depozitë për vepra rindërtimi”. Këmbimi i monedhës së vjetër me monedhën e re u bë nga data 15 deri më 24 korrik 1946 në të njëjtën kohë në të gjithë vendin.

Ndëshkimi i shkelësve

Ata që shkelnin urdhëresën apo që tentonin të bënin manovrime për ta shmangur depozitimin e pavullnetshëm,  i konfiskoheshin paratë dhe nxirrej para gjykatës ushtarake.

Madje me 17 korrik do të kishte edhe një dënim me vdekje në Tiranë me akuzën e shpërndarjes së monedhës për këmbim te persona të tjerë. Ndërkohë, po në këtë ditë, 6 persona do të dënoheshin me burgim nga 2 deri në 30 vite me akuzën se po tentonin të shmangnin urdhëresën. Vendime të ngjashme u dhanë edhe në Shkodër, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë etj.

Me këmbimin që u bë në raportin 5 franga = 1 frang,  sasia e monedhës në qarkullim pakësohej me 5 herë. Në të vërtetë me skemën që u ndoq, pakësimi i monedhës në qarkullim ishte edhe më i madh.

Në këtë “operacion” nuk u paraqitën për këmbim 9.5 milion franga që me kursin e ri të këmbimit ishin 1.9 milion. Më shumë se 11 milion franga ose 3.4 milion me kursin e ri kaloi si “Depozitë për Vepra Rindërtimi”. Kjo shumë përbënte ato që urdhëresa i cilësonte si “teprica” mbi 5000 franga që i këmbeheshin çdo kryefamiljari. Gjithsej mbetën jashtë qarkullimit 26.6 milion franga ose 5.3 milion me kursin e ri.

Nxjerrja e frangut nga qarkullimi

Ende pa u “mësuar” me vlerën e re të parave që kishin, një vit më vonë nga operacioni i dytë monetar, shqiptarët do të përballeshin sërish me një kërkesë për zëvëndësimin e parave që kishin.

Në vitin 1947 do të miratohej dekretligji që do të hiqte nga qarkullimi kartëmonedhat e quajtura Frang.

Reforma  që solli ngatërresën “leku i ri-leku i vjetër”

Pas një periudhe “stabiliteti” në vitin 1964 do të ndërmerrej sërish një lëvizje tjetër ligjore  ku do të emëtohej ai që u emërtua si “leku i ri”. Në vitin 1965 do të emetohej leku i ri, që në thelb monedhave u hiqte një zero. Për shkak të ngjashmërisë, në pamje, shqiptarët nuk do të ambientoheshin me ndryshimin e vlerës së kartëmonedhës e do të vijonin t’i emërtonin ato me vlerën e mëparshme, fenomen që vijon

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular