BallinaKronikeShoferë që 'fluturojnë' nëpër Tiranë, Policia arreston 10 vetë dhe heq patenta

Shoferë që ‘fluturojnë’ nëpër Tiranë, Policia arreston 10 vetë dhe heq patenta

spot_img
spot_img

Policia Rrugore ka patrulluar dhe filmuar live, automjetet që kalonin në rrugën interurbane Tiranë-Durrës mbrëmjen e 3 janarit deri në orën 1 të ditës së sotme.

Policia tha se ka dalë me radar për të parandaluar aksidentet rrugore që shkaktohen nga drejtuesit e mjeteve që “fluturojnë” në rrugë, shpejtësi që varionin nga 141 km/h deri në 170 km/h. Si rezultat, vetëm mbrëmjen e djeshme janë pezulluar 8 Leje drejtimi.

Por, prej mëngjesit të datës 3 janar 2020 deri në darkë, në të gjitha rrugët e qytetit janë ushtruar kontrolle me radar Trucam dhe janë pezulluar 6 Leje Drejtimi për shpejtësi që varionin nga 30 deri në 40 km/h më shumë se norma e lejuar brenda në qytet; 22 masa te tjera për shpejtësi pa sanksion plotësues si dhe 13 masa administrative për mos rregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme, veçanërisht ne qendrat e banuara dhe në afërsi të vendkalimit të këmbësoreve, raste për te cilat parashikohet një dënim me gjobë nga 10 000 – 40 000 lekë të reja.

Kontrollet po vijojnë edhe me Drager për të parandaluar ngjarjet rrugore qe vijnë si pasojë e drejtimit te mjeteve pas përdorimit të pijeve alkoolike.

Deri në këto momente janë arrestuar në kushtet e flagrancës 10 drejtues mjetesh, nga te cilat 6 te pa pajisur me leje drejtimi dhe 4 drejtues mjetesh ne gjendje te dehur.

Nisur edhe nga aksidentet e ndodhura në ditët e para të vitit të ri, si dhe nga konstatimet e shkeljeve të shumta, të cilat janë rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës, Policia Rrugore do monitorojë me radarë rrugët e urbane dhe interurbane të Tiranës, me qëllimin e vetëm parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja fatale për jetën dhe shëndetin e përdorueseve te rrugës.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular