Përkeqësimi i kushteve të motit dhe erërat e forta po e vështirësojnë akoma më shumë jetesën e mijëra qytetarëve që jetojnë në çadra që prej tërmetit të 26 nëntorit.
Siç shihet në pamjet e mëposhtme, të publikuar nga Jeta osh Qef, qëndrimi në çadra, aspak të volitshme për një mot të tillë, e vështirëson akoma më shumë jetesën e banorëve dhe kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të strukturave qeveritare.
Pamjet e mëposhtme nuk kanë nevojë për shumë komente…