BallinaAktualitetFOTO/Emergjencat: Situatë e pazakontë nga era e fortë, të martën pritet....

FOTO/Emergjencat: Situatë e pazakontë nga era e fortë, të martën pritet….

spot_img
spot_img

Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile thotë se nisur nga situata e pazakontë e erës së fortë gjatë orëve të fundit në disa qarqe të vendit, u bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afërsi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme. Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë, mund të bëhen shkak për aksidente.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga orët e mesditës se ditës se sotme era ka qenë intensive në vendin tonë me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe drejtim nga kuadrati i veriut. Shpejtësia me e larte e regjistruar ne qytetin e Tiranes me 18m/s. Era intensive do të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit të së hënës me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe hera – herës era fiton intensitet deri në 15-20m/s.

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ka stuhi ere e cila arrijnë shpejtësinë deri ne 25-30m/s. Duke nisur nga orët e mesditës së së të hënës pritet pakësimi gradual i intensitetit të erës me shpejtësi mesatare 5-10m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare zonat luginore te verilindjes dhe juglindjes si dhe zonën e alpeve era do të mbetet intensive deri ne 20-30m/s përsëri me drejtim nga kuadrati i veriut.

Nga e marta era humbet akoma më shume intensitet dhe bëhet mesatare me shpejtësi 3-8m/s me përjashtim vijën bregdetare e cila do të arrijë shpejtësi deri ne 15m/s.

Dita më e ftohte parashikohet te jetë mëngjesi i së martës me temperaturat që pritet të arrijnë deri në -10 gradë në zonat malore, -6 në ato te ulëta dhe -1 gradë në ato bregdetare.

Moti i keq ditën e sotme preku edhe pjese të rrjetit elektrik. Dëmet janë shkaktuar kryesisht nga era e fortë. Në foto këputja e fiderit në Selitë të Tirans, pjesë që ka ngelur pa drita.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular