Aktorja Rudina Dembacaj ka qenë kryefjala e mediave rozë kohët e fundit, kjo që pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, me të cilin ka një vajzë dhe më pas lajmeve për lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku.
Pavarësisht lajmeve, Dembacaj preferoi të mos reagonte, por kjo deri mbrëmjen e sotme ku ka konfirmuar gjithçka.
Në instagram, ndërsa poston foto me Mark Frrokun, Dembacaj shkruan “e dua si partner në jetë dhe në biznes.
“E di qe e donit te gjithe, por e kam per vete…exluziven Per te gjithe ju dashamires dhe jo, e dua si partner ne jete dhe ne biznes… Vit te mbare, me shume dashuri Mark dhe Rudi!”, shkruan aktorja dhe moderatorja.