Veton e Lindita Musai derdhen prej ditësh tashmë nën dheun e ftohtë, përjetësisht bashkë, të vrarë, duke lënë pas të tronditur e zemërvrarë, të dashurit e tyre.
Vëllai i Vetonit ka shkruar një mesazh në rrjetet sociale për të gjitha ata që e njohën dhe nuk e njohën çiftin, një mesazh për jetën dhe dashurinë që duhet t’i mbajë njerëzit fort dhe të bashkuar.
“Lindita, motra ime, – i drejtohet ai kunatës së ndjerë, kam qënë me fat që kam pasur dy vëllezër, por kurrë s’e kam ndier këtë derisa ti hyre në jetën tona dhe unë ndjeva për ca kohë, dashurinë që vëllai ka për motrën e tij.”
Më pas, i drejtohet të vëllait të ndjerë: “Veton, vëllai im, shoku më i mirë. I kalova 29 vitet e jetës sime me ty dhe ty ishte i vetmi që më bëje mua të inatosur dhe të lumtur në të njëjtën kohë…ti më bëje të shpërtheja në të qeshura çdo ditë që ne kaluam së bashku…”
Dhe më pas: “ Bota do të kishte qënë një vend i mrekullueshëm nëse çdokush do të kishte pikëpamjen tënde për jetën. Unë të dua, unë do të dua gjithmonë ëllai im, shoku im më i mirë, “dodoja” im”, Më mungon aq shumë, të gjithëve na mungon aq shumë”.
E në fund, Driloni iu drejtohet të gjithëve: Ju lutem, atyre që e lexojnë këtë, pikërisht tani, i lutem, lëre telefonin, mbylle laptopin, fike televizorin dhe shko e përqafo prindërit, motrat e vëllezërit e tu, shokët e tu dhe cilindo që të do ty, shtrëngoji ata, thuaju atyre sa shumë i do dhe bëje këtë sa herë ke mundësi, sepse familja ime sot ç’nuk do të jepte vetëm që ta kishim Vetonin dhe Linditën edhe njëhërë mes nesh”.