BallinaKronikeNga Rrësheni në Kamëz për të shitur kokainë, si ranë në pranga...

Nga Rrësheni në Kamëz për të shitur kokainë, si ranë në pranga 4 të rinjtë

spot_img
spot_img

Katër persona kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për shitje droge. Në kuadër të operacionit policor “RESTART pas hekurave përfunduan të rinjtë me inicialet G. N., 19 vjeç, A. T., 19 vjeç, M. Gj., 22 vjeç dhe J. P., 18 vjeç, të katërt lindur dhe banues ne Rrëshen.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se disa të rinj po shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zonën e Kamzës, Patrullat e Përgjithshme të Komisariat të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kanë ushtruar kontrolle në disa ambiente dhe automjete.

81542642 2633320203621001 3504352653909950464 N

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi G. N., me pasagjerë shtetasit A. T., M. Gj. dhe J. P., policia gjeti dhe sekuestroi një sasi dozash kokaine, e cila ishte futur në qese farmaceutike gati për shitje, gjithsej 11.2 gr., të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular