Le Gaulois” ka botuar, të dielën e 30 janarit 1916, në faqen n°3, intervistën e Esat Pashë Toptanit me gazetarin e “Le Petit Parisien”, të zhvilluar asokohe në Durrës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Z. Paul du Bochet, i dërguari special i Petit Parisien, pati një intervistë me shefin e famshëm shqiptar në Durrës, nga i cili ne botojmë këtë pasazh :
“Dy fuqi, më thotë ai, e kanë humbur Shqipërinë, njëra, Turqia, e cila i lë gjërat pa vrojtim, duke toleruar gjithçka, duke simuluar ekspedita ushtarake që ndaleshin gjithnjë në gjysmë të rrugës, dhe tjetra, Austria, e cila mbjell ar dhe korrupsion kudo.
Sot, katolikët shqiptarë janë të gjithë austrofilë. Është e vërtetë se ata nuk kanë peshë, duke qenë se janë së shumti gjashtëdhjetë mijë.
Por ekziston një rrezik tjetër, myslimanët fanatikë dhe, bashkë me ta, nacionalistët, njerëzit që kanë qenë kamerierë hotelesh ose diçka të ngjashme në Amerikë dhe që kthehen këtu me ide të gatshme, të pa zbatueshme dhe të rreme shumicën e kohës.
Më në fund, përfundon ai, sado e tmerrshme të jetë situata, vendimi im është marrë. Unë jam me aleatët deri në vdekje.”
Kur tha këto fjalë, zëri i tij u drodh dhe vështrimi i tij e humbi ashpërsinë. Për herë të parë, gjatë intervistës sonë, unë perceptova emocionin nën këto pamje të dhunshme dhe autoritare. Dhe shtrëngimi i dorës ishte i përzemërt dhe i ngadalshëm si ai i një miku./darsiani.com