BallinaAktualitetJo vetëm shqiptarë/Në Tiranë kapet banda e hajdutëve të huaj

Jo vetëm shqiptarë/Në Tiranë kapet banda e hajdutëve të huaj

spot_img
spot_img

Sikur të mos mjaftonin hajdutët shqiptarë, në Tiranë tani kanë nisur të krijohen edhe banda me hajdutë të huaj.

Këtë e tregon edhe një operacion policor i përfunduar gjatë natës. Në pranga janë vendosur 2 qytetarë të huaj dhe një tjetër, po i huaj është në hetim në gjendje të lirë.

Të arrestuarit janë dy të rinj nga Palestina, të cilët akuzohen për një sërë vjedhje dyqanesh nëpër Tiranë.

Njoftimi i policisë së Tiranës për operacionin ‘Start One’:

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale aparate celularë dhe sende të tjera.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të automjeteve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të bërë nga pronarja e një dyqani të vjedhur në Rrugën e Durrësit, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara dhe një pune disaditore, kanë organizuar dhe finalizuar operacion policor ‘Start one’, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Y. L., 26 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.

– O. E., 24 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë A. B., 18 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.

Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale (pamjeve filmike dhe dëshmi) rezulton se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë ditëve të para të muajit janar 2020 dhe konkretisht:

– Më datë 02.01.2020, në një bar kafe, në rrugën ‘Zenel Baboci’ kanë vjedhur një sasi lekësh dhe pije alkoolike.

– Më 06.01.2020, në një dyqan, në Rrugën e Durrësit, kanë vjedhur rroba të ndryshme.

– Më 06.01.2020, në një farmaci, në Rrugën e Kavajës kanë vjedhur telefon.

– Më datë 06.01.2020, në ambientin e një pastiçerie, në rrugën ‘Ibrahim Rrugova’ kanë vjedhur aparat celular dhe një portofol.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale do t’i referohen prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Vjedhja’ më shumë se një herë , në ngarkim Y. L. dhe O. E.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular