BallinaAktualitetGenc Burimi: Shqipëria gjithmonë e ekspozuar në mënyrë dramatike ndaj Iranit për...

Genc Burimi: Shqipëria gjithmonë e ekspozuar në mënyrë dramatike ndaj Iranit për shkak të muxhahedinëve

spot_img
spot_img

A sheh rrezik për Shqipërinë situata në Lindjen e Mesme?

Në një lidhje skajp nga Franca për RTV Ora analisti i njohur Genc Burimi pranon se Shqipëria është e ekspozuar në mënyrë dramatike. Madje thotë se duhet të ishte pjesë e një debate parlamentar strehimi I muxhahedinëve në Shqipëri.

Genc Burimi: Nga të gjithë vendet përtej perëndimore, Shqipëria është gjithmonë e ekspozuar në lidhje me Iranin në mënyrë dramatike, sepse opinion publik shqiptar nuk është fare I informuar mbi atë që ka bërë për shumë viteve. Shqipëria strehon muxhahedinët. Nuk kam asnjë opinion mbi ta, nëse janë të mirë apo të keq, thjesht ajo që dihet është se këta opozitarë asnjë vend nuk ka pranuar ti strehojë. Shqipëria ka pasur dy tre tentativa atentatesh dhe për mua kjo do të meritonte një debat në parlamentin shqiptar. Të strehoheshin, por duhej kërkuar një shkëmbim financiar. Shqipëria sot i jep popullit të saj një rrezik komplet të marrë dhe disproporcionuar në lidhje me avantazhet që ka Shqipëria.”

Prej 2013 në Shqipëri janë strehuar grupe të muxhahedinëve. Ndërkohë në tetor 2019 policia bëri të ditur se kishte zbuluar skemën e funksionimit dhe ishte identifikuar anëtarët e një celule terroriste iraniane e cila kishte patur si synim kryerjen e sulmeve ndaj lëvizjes opozitare iraniane Mojahedin-e-Khalq (Mek), mbi 2 mijë anëtarë të së cilës janë strehuar në territorin shqiptar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular