Real Madrid mposhti Valencian me rezultatin 1-3 dhe arrin në finalen e Super Kupës së Spanjës. Për herë të parë ky kompeticion zhvillohet në një format me katër skuadra dhe në një vend jashtë Spanjës, në Arabinë Saudite, aty ku e zhvilloi dhe Seria A.
Sa i përket ndeshjes, Real Madrid nuk e pati të vështirë ndaj Valencias. Toni Kros hapi serinëe golave me një gol të pabesueshëm nga goditja e këndit. Portieri i Valencias i papërgatitur kishte dalë nga porta dhe pas krosimit të gjermanit hyri brenda bashkë me të.
Isco dyfishoi për galaktikët në pjesën e parë kurse Modriç vulosi rezultatin në pjesën e dytë. Valencia shënoi dhe golin e nderit me Dani Parejon në minutat shtesë.
Tashmë Real Madrid pret finalisten tjetër që do dalë nga ndeshja Barcelona- Atletico Madrid.