Raporteri për Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës Andre Hunko (Gjermani) i pyetur për rastin e shtetasit turk Harun Çelik të cilin policia shqiptare e dorëzoi tek policia turke në aeroportin Nënë Tereza u përgjegj: Në përgjithësi unë jam shumë i shqetësuar për metodat që po përdor Turqia për të ekstraduar persona nga shtete të tjera. Kemi edhe rastin e Moldavisë ku ekstradimi u shpall në shkelje të konventës nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ( Gjykata e Strasburgut) dhe Moldavia u detyrua të paguajë gjobë 25 000 € për çdo person. Fakti që je gylenist nuk është shkak ligjor për ekstradim në Turqi. Kështu e shohim këtë çështje në Gjermani.
Reporteri gjerman i KiE: Shqipëria mund të gjobitet dhjetëra mijë euro për rastin Harun Çelik
RELATED ARTICLES