BallinaBota“Është duke kërcënuar shumë vende” – Eksperti i Lindjes së Mesme komenton...

“Është duke kërcënuar shumë vende” – Eksperti i Lindjes së Mesme komenton deklaratat e Liderit Suprem të Iranit: Duhen marrë seriozisht!

Nëse më lejohet të komentoj këto deklaratat e Liderit Suprem të Iranit. Duhen merren shumë seriozisht pasi vinë nga Lideri Suprem i Iranit. E përshëndes deklaratën e kryeministrit, është deklaratë e drejtë e shumë me vend. Kam besim të plotë unë dhe shpresoj se gjithë shqiptarët te strukturat të sigurisë Shqipërisë. Lideri Suprem është duke kërcënuar shumë vende të tjera, jo vetëm Shqipërinë”.

Arianit-Shehu-

Ka qenë kjo deklarata e Aranit Shehu, drejtor i NDI për Lindjen e Mesme dhe Izraelin, një ekspert dhe njohës i zhvillimeve në atë rajon.

Blendi Fevziu: Ju e njihni shumë mirë Iranin, Sulejmanin vet e keni njohur?

Aranit Shehu: Personalisht jo fatmirësisht, por unë kam në Lindje të Mesme 15 vite drejtoj të gjitha programet në Lindje të Mesme. Kështu që, si pjesë e programeve në Siri, Irak, Liban, padyshim që personaliteti i tij është përcjell me vëmendje. Gjenerali ka qenë cak legjitim ushtarak, ka qenë në krye të ekspazionit paramilitar të Iranit për ndikim jo legjitim, jo demokratik, për ndikim përmes dhunës dhe terrorit, në Siri, Irak dhe në Liban. Ka qenë komandanti i njësisë elitë Al-QUDS.

Blendi Fevziu: Me se merret njësia QUDS?

Aranit Shehu: Al-QUDS është njësia elitare. AL-QUTS në gjuhën arabe është emri i qytetit të Jeruzalemit domethënë është komanda e të gjitha operacioneve paramilitare jashtë shtetit të Iranit. Kështu që, si komandat si asaj njësie ka qenë në krye të organizimit të grupeve të tjera terroriste, të furnizimit me armë, trajnimet, dërgimet të njësive të rregullta të Gradës Islamike Republikane në mbrojtje të Bashar Al-Asadit. Kështu që padyshim që shteti i Iranit e ka pas ndikimin përmes dhunës dhe fuqizimit të faktorit Shiit në Lindjen e Mesme dhe jo vetëm. Sa i përket Liderit Suprem, ma merr mendja se është deklaratë për konsumim të brendshëm. Në përgjithësi në këto situata vetëm frikacaku kërcënon pa nevojë. Irani është shumë i rrezikshëm sepse secili shtet jo demokrati i cili nuk ka moral dhe etik për të realizuar qëllimet e veta është jashtë rrjedhjeve të të Drejtës Ndërkombëtare dhe jashtë kontrolleve dhe marrëveshjeve. Irani me fuqinë e vet që ka dhe me lidhjet e veta me grupet terroriste në Liban, Siri dhe Irak me tendencë që të shfrytëzoj dhunën dhe terrorin si mjet për të ushtruar ndikimin e vet, padyshim që është i rrezikshëm. Përshëndes deklaratën kryeministrit Edi Rama ja kisha lënë institucioneve të Shqipërisë që të japin deklarata zyrtare. Unë si shqiptar kur e dëgjova sot deklaratën e Liderit Suprem, për mua ishte kompliment pasi vetëm sa e fuqizon aleancën strategjike që ne kemi me SHBA dhe botën e civilizuar demokratike.

Lideri Superem i  Iranit Al Khameni ka folur për Shqipërinë ku e ka quajtur një vend të keq europian që po strehon armiqtë tanë. Al Khameni është shprehur:

“Është një vend shumë i vogël por shumë djallzor europian, ku elementë amerikanë bashkëpunojnë me tradhtarë iranianë dhe planifikojnë kundër Republikës Islamike.Dhe plani që kishin u pa qartë, me protestat që u mbajtën në Iran, pasi disa nga ata tradhtarë erdhën në Iran për të protestuar. Agjentë armiq nisën të zbatojnë planin për të sabotuar, vrarë dhe për të shkatërruar si qeverinë ashtu dhe kushtetutën tonë”.

Shqipëria ka pranuar Muxhahedinët iranianë në Shqipëri në vitin 2016 në bazë të një marrëveshje me SHBA-të.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular