Oriola Pampuri, ish-deputetja e PD, ka publikuar një pamje prekëse nga Unaza e Re në Tiranë. Fëmijë të vegjël disa prej tyre foshnje, kanë dalë jashtë në acarin e mëngjesit të sotëm, duke pritur për të shkuar askund. Godina ku ata strehohen prej mbi një muaj do të shembet nga qeveria. Pamjet janë trishtuese, prekëse.
Pampuri ka përcjellë një akuzë të ashpër ndaj kreut të qeverisë dhe bashkisë së Tiranës, Edi Ramës dhe Erion Veliajt, për këtë tërmet të ri që i kanë shkaktuar këtyre banorëve, nga më të këputurit e shoqërisë.
“Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë” , shkruan Pampuri duke cituar Kantin. – Kjo është një nga shprehjet që do t’i shkonte për shtat këtij individi, që ka rrëmbyer karrigen e Kryeministrit e po bën lëmsh një komb të tërë, – shprehet ajo .- Po a mundet nje njeri me sado pak pergjegjshmeri, te shkaterroje nje strehe qe strehoi e ushqeu me shume se 200 persona te pastrehe, per shkak te termetit?! Qe tek e fundit perveç atyre personave, ky njeri i erdhi ne ndihme edhe vete atij, mosmirenjohesit, Edi Rames dhe shembeltyres se shemtuar te tij, Veliajt.
Por, me sa duket kane hequr e bere aq shume bema e perversitete ne kete jete sa u eshte ftohur ndergjegjia, dhe me dore te hekurt godasin te pamundurit, te pambrojturit dhe ata qe nuk kane kontrata te majme bashkepunimi me ta.
Sot nxjerr nga ‘Egi center’ qytetaret, dhe vendos te shembe godinen, njelloj si te priste doren qe e ushqente. Ne vend qe te merret me mijera banore qe jane ne mes se asgjese nga termeti, krijon nje termet tjeter. Kjo ndoshta per te mbuluar lakuriqesine dhe deshtimin qe i nxorri ne pah termeti i 26 Nentorit. E afert eshte dita kur dyshja mashtruese Rama – Veliaj do te marre pergjigjen qe i takon. E afert eshte,” paralajmëroi Oriola Pampuri.