BallinaKronikeTragjedia në familjen shqiptare, zjarri në banesë i merr jetën 7-vjeçares, shpëton...

Tragjedia në familjen shqiptare, zjarri në banesë i merr jetën 7-vjeçares, shpëton nëna me vajzën e vogël

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një vajzë 7 vjeçare humbi jetën pasi banesa u përfshi nga zjarri.

Gjithçka ka ndodhur me 8 janar, rreth orës 2:50 të natës në Servigliano (Fermo).

Nëna e viktimës pasi u zgjua nga era e tymit nxori me shpejtësi jashtë vajzën më të vogël 5 vjeçare, por pa mundur të kthehej për të marrë tjetrën pasi flakët përparuan me shpejtësi.

Ndërkohë babai mbërriti kur tragjedia kishte ndodhur tashmë. Gruaja dhe vajza e vogël po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Familja, me origjinë nga Kosova, ishte transferuar në Servigliano në shtator.

Kryefamiljari, i moshës 40 vjeç punonte në ndërtim, ndërsa gruaja pa më e re ishte shtëpiake.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular