Partia Demokratike ka publikuar sot një video-mesazh me anë së të cilës i kujton Kryeministrit Edi Rama kushtet e mjerueshme, në të cilat jetojnë qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në videon e publikuar në faqen zyrtare të Partisë Demokratike në Facebook, risillet në vëmendje një deklaratë të kryeministrit Edi Rama gjatë festave të fundvitit, ku ai i drejtohet qytetarëve: “Kërkoj të më lexoni drejt e në sy, teksa iu shoh të gjithëve në sy”.
“Edi, na shiko në sy dhe prano dështimin tënd”, thuhet në video-mesazh.