Statistikat të botuara nga organizatat vendase dhe ato ndërkombëtare nxjerrin shifra alarmante mbi vendin tonë, ku Shqipëria renditet një nga shtetet me problematike në rajon përsa i përket ekonomisë ,të përfshira në këtë sektor bizneset dhe investimet e kryera në to. Konçesionet dhe PPP-të mbetën një ndër temat më te “nxehta” të këtij diskutimi. Në një intervistë për gazetën “STANDARD” Prof. Dr. Arben Malaj, Presidenti i institutit për Mirëqeverisje, gjithashtu dhe ish-ministër i financave ka folur për këtë çështje, ku theksoi se: “Rritja ekonomike mund të kërcënohet nga kriza në sektorin e energjisë, jo thjeshte nga mos rënie e shiut, por edhe nga risku i rritjes se çmimit të karburanteve, thellimit të luftërave tregtare dhe goditje të tjera të jashtme që mund të prekin ekonominë tonë gjate vitit 2020”. Po kështu Arben Malaj komentoi dhe mosmarrëveshjet mazhorancë-opozitë duke nënvizuar se: “Çdo zvarritje për ta nxjerr vendin nga kriza e panikut, kriza e pasigurisë, kriza e braktisjes së vendit, kriza e rritjeve ekonomike anemike dhe me borxheve te larta, do te paralizoj edhe vete qeveritaret e maxhorancave absolute. Vendi ka nevojë te hedh hapa konkret për ta prerë zinxhirin e frikës, pasigurive dhe pa qartesive qe po përjetojnë shqiptaret”.
1-Si ish-ministër i financave si do përshkruanit situatën ekonomike dhe financiare ne vend dhe cilat janë pritshmëritë e juaja për vitin 2020-të?
Do të dëshiroja që gjendja reale dhe pritshmërinë ekonomike të ishin më të mira se sa paraqiten aktualisht, sidomos për politikat fiskale sa më efektive, një administrim publik dhe fiskal të përmirësuar dhe sidomos në pa anësinë e tyre në vendim marrjet e individëve dhe bizneseve për të investuar apo marr risk. Përjashtimet spontane apo të sponsorizuara siç ishte edhe dhënie fuqi prapavepruese uljes se tatimit për dividendin e kanë përkeqësuar impaktin e politikave dhe administrimit fiskal në Shqipëri. Ndërsa mentaliteti primitiv i edukimit fiskal dhe uljes së formalitetit duke vëne në zemër të tij rritjen e gjobave dhe penaliteteve do të prodhojë një dështim të përsëritur si çdo aksion i mëparshëm për reduktimin e evazionit fiskale dhe ekonomisë informale. Për vitin 2020, ai nis me një baze të vështirë sidomos për shkak të rritjes së zinxhirit të detyrimeve të pa shlyera, rritja ekonomike me te vogël se planifikimet buxhetore për aq kohë sa do të vonohet fillimi i investimeve për zbutjen e pasojave të tërmetit, por mund te përmirësohet ne pjesën pas fillimit të investimeve publike dhe sidomos të investimeve shtese për zbutjen dhe zhdukjen e pasojave të tërmetit. Rritja ekonomike mund të kërcënohet nga kriza në sektorin e energjisë, jo thjeshtë nga mos rënie e shiut, por edhe nga risku i rritjes se çmimit të karburanteve, thellimit të luftërave tregtare dhe goditje të tjera të jashtme që mund të prekin ekonominë tonë gjate vitit 2020.
2-Koncesionet dhe PPP-të janë iniciativat qeveritare më të kritikuara jo vetëm brenda vendit po kështu nga organizma ndërkombëtare. Së fundmi një prej tyre , koncesioni i sterilizimit u denoncua si çështje dhe në SPAK. Si e shihni këtë praktikë të qeverisë?
SPAK ka një mision publik dhe përgjegjësi ligjore, te kthej besimin e qytetareve tek shteti i tyre. Rruga më e shkurtër është që SPAK të kaloj në sitën e një hetimi thellësisht profesional dhe realisht të pavarur të gjithë koncesionet, edhe ato të qeverisjeve të mëparshme të demokrateve dhe socialisteve. Efekti i dytë pozitiv do të jetë tek përgjegjshmëria e administratës publike. Duke parë penalizmin ligjore të kolegeve të tyre që ka shërbyer si dora e zgjatur e ministrave te tyre duke shkelur rendë ligjet do te penalizohen ligjërisht sepse ju kanë vëne një barrë të rendë në qafë taksapaguesve shqiptare, me koncesionet apo marrëveshjet e partneriteti publik private të përzgjedhura (4P-ve) në mënyrë preferenciale. Dënimi i tyre do të jetë një leksion mësimi për administratën publike të qeverive dhe bashkive.
3-Vendi ndodhet pothuajse prej 1 viti në krizë që nga koha që opozita dogji mandatet. Nga ana e tij kryeministri nuk duket i hapur ndaj kushteve të opozitës dhe theksoi se zgjedhjet e parakohshme do të bëhen vetëm nëse do ta vendoste PS-ja. Cili është qëndrimi juaj për këtë çështje?
Çdo zvarritje për ta nxjerr vendin nga kriza e panikut, kriza e pasigurisë, kriza e braktisjes së vendit, kriza e rritjeve ekonomike anemike dhe me borxheve te larta, do te paralizoj edhe vetë qeveritaret e maxhorancave absolute. Vendi ka nevojë te hedh hapa konkret për ta prerë zinxhirin e frikës, pasigurive dhe pa qartësive qe po përjetojnë shqiptarët. Hapi i pare patjetër duhet te vij nga politika. Duhen reforma te thella strukturore, politike juridike dhe ekonomike për rivendosje e raporteve demokratike e legjitime pozitë -opozitë në nivel kombëtarë por edhe për bashkitë me këshilla dhe kryetar një partiak, model dhe praktike politike e Rilindjes që edhe vete shoku Kim Jong Un i Koresë se Veriut do ta kishte zili.
4-Prej ditësh në politike është hapur debati për sistemin elektoral në kuadër të debatit për reformën zgjedhore . Sipas jush cili mund të ishte sistemi i duhur elektoral që mund të përfaqësoje votën e lirë të qytetarëve ?
Shqipëria ka shumë deficite që e pengojnë te zhvillohet më mire, më shpejtë, më cilësisht dhe në mënyrë të qëndrueshme brenda kapaciteteve te saj te pa përdorura apo te penguara deri më sot. Deficiti demografik, buxhetorë, institucional, deficiti demokratik që ushqen edhe sistemi i listave të mbyllura, ku votuesit nuk përzgjedhin drejtpërdrejtë asnjë përfaqësues të tyre është më i rendi, me pasojat më kritike shumë dimensionale. Reduktimi i deficiti demokratik shfaqet në çdo aspekt ekonomik, social, demografik e politikë te jetës sonë të përditshme. Hapi i parë për të krijuar premisa të reja që Shqipëria mund dhe duhet të behet një shtet moderne, ku pushtetet ndahen, balancohen dhe kontrollohen, është reduktimi distancës midis votuesve dhe të zgjedhurve të tyre. Sistemet elektorale të ndryshme kanë efekte të ndryshme pozitive ose jo pozitive mbi deficitin demokratik. Në vende ku mbisundoi për disa kohë kriminalizimi politik i parlamentit nga lideri i palindur demokratisht i Rilindjes, një sistem më i hapur mund të prodhoi disa efekte pozitive në kredibilitetin publik dhe efektivitetin politik-bërës të deputeteve dhe ministrave. Mentalitetet qeverisëse bolshevike të Rilindjes se pushtetit u takon vetëm sovjetëve, janë njolla të fotokopjove të zeza ne kostumet e shtrenjta të disa liderëve anakronik, tekanjoze, arrogante dhe te babëzitur. Janë këta lider që po rilindin ballkanizimin anakronik të Shqipërisë në fillimet e shekullit të 21-të. Majtistët e rilindur si socialistë pas dështimeve zhgënjyese në zgjedhjet me grupime 99-she po e bëjnë Shqipërinë gjithnjë e me shume ballkanike – sherre prodhuese midis te vetme dhe midis shqiptareve- se sa një vend evropian siç janë në shpirt dhe në ambiciet e tyre 99.9 % e shqiptarëve.
5- Prej thuajse një muaji është zhvilluar një debat i fortë për emërimet e reja në gjykatën kushtetuese ku në përplasje janë përfshire kreu i KED-së dhe presidenti Meta. Si e gjykoni këtë situatë?
Cilësia e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së kolonave strukturore kushtetuese të shtetit shqiptare janë para-kushte për të ndërtuar shtetin modern që shqiptarët me të drejtë inspirojnë, shtetin e të drejtës, shtetin ku të gjithë janë të barabarte përballe ligjit, ku drejtësia është e pavarur, ku garantohen liria e mendimit të lirë dhe liria e fjalës së lirë, ku garantohet prona private, ku luftohet korrupsioni dhe kapja e shtetit, ku te fortën edhe në politike nuk janë më të pa dënueshëm, siç ndodh aktualisht. Intervistoi: Albina Elezi