BallinaAktualitetIrani nuk do të guxonte të sulmonte Shqipërinë, kundërpërgjigja e NATO do...

Irani nuk do të guxonte të sulmonte Shqipërinë, kundërpërgjigja e NATO do të ishte shkatërruese

spot_img
spot_img

Kolonel Dritan Demiraj, ekspert i sigurisë, sot në SHBA, ka shprehur bindjen se “njesitë Quds apo njesitë klandestine iraniane, nuk do të guxojnë  të realizojnë sulm kundër Shqipërisë sepse do të përballeshin me konseguenca të jashtëzakonshme. “

Demiraj argumentoi në studion e SYRI TV, se besimi i tij mbështetet në faktin që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe me marrëdhënie të forta me SHBA.

Gazetarja Armela Ferko: Zoti Demiraj, në kushtet kur Shqipëria ka strehuar tremijë anëtarë të opozitës iraniane, si MEK, a e bën kjo a e rrit kjo mundësinë që Shqipëria të jetë tani një target i sulmeve terroriste nga shteti iranian, nga forcat Quds veçanërisht?

Kolonel Demiraj: Shqipëria, në kuadrin e NATO-s, në kuadrin e marrëdhënieve të shkëlqyera Shqipëri – Amerikë, ka pranuar një grup muxhahedinësh, në fillimish 250, pastaj 3000. Ne jemi krenarë për këtë bashkëpunim të jashtëzakonshëm me SHBA, por jo vetëm ka. Në kuadrin e kësaj marrëdhënieje, ne kemi pasur edhe detyrimet përkatëse. Pranimi i këtyre muxhahedinëve nga njëra anë ka qenë në vijën e politikës së jashtme të Shqipërisë e dakortësuar nga të gjitha partitë politike në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë, unë gjykoj se pranimi i këtyre personave ka rritur ndjeshëm edhe respektin e Republikës së Shqipërisë përsa i përket shteteve të kryesuara nga SHBA, shteteve të NATO-s.

Sa i përket pjesës së sigurisë, unë gjykoj që duke qenë anëtar të NATO-s dhe duke qenë në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë amerikane, unë nuk besoj se do të guxojnë njësitë Quds apo njësitë klandestine iraniane të realizojnë sulm kundër Shqipërisë. Së pari, do të përballen me konseguenca të jashtëzakonshme, përgjigja do të jetë shkatërruese dhe së dyti unë gjykoj se të gjitha institucionet shqiptare janë të përgatitura, janë vigjilente dhe janë të gatshme për t’u përballur me këto rreziqe dhe kërcënime.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular