BallinaShow Bizz"Nuk e lë Marinën të punojë se është xheloz”, ja si përgjigjet...

“Nuk e lë Marinën të punojë se është xheloz”, ja si përgjigjet Getoar Selimi

spot_img
spot_img

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një nga çiftet më të dashua dhe më të komentuara në mediat rozë. Në një intervistë për “Living”, reperi nga Kosova ka folur për herë të parë mbi marrëdhënien me gruan e tij, Marinën dhe thashethemet se xhelozia e tij është bërë shkak që ajo të mos punojë.

“Gjithë jetën më ka shoqëruar problemi i pamjes sime të jashtme, njerëzit më paragjykojnë, sepse u dukem shumë i ashpër, xheloz, agresiv. Në fakt, kur i lexonim ato, unë dhe Marina kemi qeshur, sepse e dimë se sa e kam përkrahur unë atë në punë dhe jo vetëm, por në çdo gjë, sikurse bën dhe ajo me mua. Pastaj, kur e njoha, Marina ishte figurë televizive dhe ato fjalë kanë qenë të tepruara. Unë jam tip që jo për këtë, por dhe për lajme të tjera nuk kam dalë ndonjëherë të flas. Jam indiferent. Nuk flas as mirë e as keq dhe mendoj se kjo është arma më e fortë. Po u mora me një, duhet të merrem me të gjithë. Nëse diçka e kalon kufirin, e injoroj, plotësisht; këtë gjë u them edhe administratorëve të faqeve të mia”, është shprehur Geti.

Kujtojmë se pas martesës, Marina qëndroi jashtë televizionit duke pritur projektin më të mirë. Vetëm në prill të 2019-ës, mediat shkruanin se Marina Vjollca shpalli pavarësinë nga Getoar Selimi me poza seksi, direkt pas projektit që e riktheu në televizion.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular