BallinaKryesorePërplasja/Akuza dhe fyerje në qeverinë teknike të Maqedonisë së Veriut

Përplasja/Akuza dhe fyerje në qeverinë teknike të Maqedonisë së Veriut

spot_img
spot_img

Akuza e fyerje nga më të ndryshme kanë karakterizuar ditët e para të punës së qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, në të cilën merr pjesë edhe opozita maqedonase me dy ministra dhe tre zëvendësministra.

Detyrë parësore e kësaj qeverie do të jetë organizimi dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por edhe vazhdimi i kursit të reformave.

Megjithatë, në resorët ku ministri është i Lidhjes Social-Demokrate dhe zëvendësministri i VMRO DPMNE-së apo e kundërta ku ministri është i VMRO-së dhe zëvendësi I LSDM-së, më tepër janë marrë me etiketime, e akuza për shpërdorime të detyrës, por edhe fyerje të rënda ndaj njëri tjetrit siç është edhe ai me Ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi, nga radhët e opozitës e cila është me prejardhje hebraike.

Kjo ka bërë që ndaj saj të shpërthejnë fyerje që shprehin gjuhën e urrejtjes dhe anti-semitizmit. Fyerjet kanë nisur në rrjetet sociale, të cilat, sipas VMRO-së, janë personalitete të afërta me LSDM-në edhe pse kjo e fundit është distancuar nga fyerjet e shprehura.

“A do të ishte kontestuese nëse unë do të isha serbe, vllahe, turke apo e ndonjë etniteti tjetër.. Antisemitizmi në këtë shtet as nuk ka ekzistuar, e as nuk ekziston. Nuk do të lejoj që askush ta etiketojë popullin tim si popull antisemitik. Unë jam rritur në një mjedis me maqedonas, shqiptarë, me turq, serb, boshnjakë, me persona me përkatësi të ndryshme etnike, nacionale dhe fetare”.

“Gjatë Luftës së Dytë Botërore, 83 anëtarë të familjes time u morën nga Maqedonia. Deri sa ju keni familje të mëdha, unë nuk kam. Të gjithë u vranë në Treblinka, në një kamp përqendrimi”, ka deklaruar ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi duke komentuar sulmet e caktuara në rrjetet sociale në lidhje me përkatësinë e saj etnike.

Njohësit e çështjeve të komunikimit presin rritje të gjuhës së urrejtjes në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi sipas komunikologut Sefer Tahiri, këto zgjedhje do të jenë vendimtare thuajse për të gjitha partitë politike, andaj edhe deri në ditën e zgjedhjeve nuk do të zgjedhin forma për të etiketuar kundërshtarin politik.

“Këto zgjedhje do të jenë shumë të rëndësishme si për VMRO DPMNE-në ashtu edhe për LSDM-në, në kuptimin që humbësi i këtyre zgjedhjeve do të implikoj edhe ndryshimin e lidershipit të partive dhe normalisht motivimi I dy partive për të marr sa më shumë vota do të jetë i madh”.

“Kështu që nuk do të kursehet asnjë mjet I politikës përfshirë këtu edhe propagandën, por edhe përfshirjen edhe të informacioneve të rreme që vihen në konteste të caktuara politike, kështu që më afrimin e ditës së zgjedhjeve kjo fushatë do të ashpërsohet edhe më shumë”, thotë Sefer Tahiri, profesor në Fakultetin e Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike thonë se akuzat mes partive, në veçanti ato që nxisin mosdurim etnik, janë të patolerueshme andaj edhe kërkojnë nga partitë kujdes që të mos tensionojnë gjendjen në kohën kur Maqedonia e Veriut, ka përmirësuar dukshëm raportet mes bashkësive etnike

“Me këtë rast politikanët kanë dëshmuar se kulturën politikën e kanë në nivelin më të ulët të mundshëm. Liderët politikë në radhë të parë kanë lëshuar anëtarët e tyre për të etiketuar dhe fyer kundërshtarët politikë. Marrëzira të tilla do të dëgjojmë edhe në të ardhmen. Partitë duhet të bëjnë çmos që të mos hedhin zjarr mbi raportet ndëretnike pasi ato janë shtylla kryesore e të ardhmes së shtetit. Puna e qeverisë teknike nuk qëndron në etiketimin e kundërshtarëve, por në krijimin e një ambienti për zgjedhje të lira dhe demokratike”, thotë Vllado Dimovski nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike.

Fyerje dhe akuza në prag të zgjedhjeve janë dëgjuar edhe mes vet partive shqiptare të cilat nuk kursejnë mënyrat për të etiketuar kundërshtarët politik, me qëllim të forcimit të pozitave të tyre para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill.

/REL/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular