BallinaAktualitetTë prekurit nga tërmeti, pas prishjes së ndërtesës në Unazë protestojnë para...

Të prekurit nga tërmeti, pas prishjes së ndërtesës në Unazë protestojnë para zyrës së Veliajt: Na tha do na strehojë në hotel, por…

spot_img
spot_img

Banorët që strehoheshin tek pallati 6-katësh në zonën e Astirit pas tërmetit janë ngritur në protestë sot para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar ndihmë.

Sipas njërit prej banorëve, shteti i ka lënë në mëshirë të fatit dhe se janë mashtruar për të dalë nga godina.

“Bashkia nuk na ka dhënë asnjë zgjidhje. I bëj thirrje shtetit të shohë dhe ta vërë dorën në zemër për këta fëmijë. Shteti thotë që do të përfitojë ai që ka shtëpinë dhe jo ai që ka qenë me qira.

Na mashtruan dhe na thanë se do të shkojmë në bashkinë tonë për t’u strehuar. Por ky ishte mashtrim për të na nxjerrë nga hoteli. As ndihmën ekonomike nuk na e ka dhënë shteti”, tha ai për “FaxNews”.

Një tjetër banore shtoi se, do të qëndrojnë në rrugë derisa të marrin zgjidhje nga shteti. “Në rrugë, nuk kemi ku të shkojmë, ai ka thënë deri në drekë do të qëndroni në hotel, më pas na ka thënë do të dilni”, u shpreh ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular