BallinaKronikeVideo/Sander Lleshaj e quan mit zhdukjen e njerëzve në Vlorë, por ç’thotë...

Video/Sander Lleshaj e quan mit zhdukjen e njerëzve në Vlorë, por ç’thotë prokuroria?!

spot_img
spot_img

Gjatë intervistës së parë për këtë vit, i cili ka nisur me vrasje dhe aksidente të shumta, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është pyetur edhe për gjendjen e krimit në disa qytete të mëdha të vendit si Vlora, Durrësi, Tirana dhe Shkodra.

Sipas tij, lulëzimi i krimit në këto qendra urbane nuk është i vërtetë, por njolla problematike është e pashmangshme pasi kanë shumë popullsi.

Lleshaj, në këtë intervistë për `Vizion Plus`, ka hedhur poshtë, edhe denoncimet e shumta, sipas të cilave në qytetin e Vlorës rezultojnë shumë persona të zhdukur veçanërisht në periudhën 2015-2017, që përkon me lulëzimin e kultivimit dhe trafikut të drogës në këtë zonë.

“Është një mit se në Vlorë ka njerëz të zhdukur. Nuk kemi mundur t’i dokumentojmë me Policinë e Shtetit këto deklarata. Vlora është një qytet ku është vendosur siguria. Edhe Elbasani, Vlora, Shkodra, Tirana e Durrësi, njolla problematike të krimit që është e pashmangshme pasi ka më shumë popullsi”, ka thënë ministri Lleshaj.

Por dy vite më parë në fund të muajit nëntor 2018, nëpërmjet dëshmive ekskluzive dhe dokumenteve të prokurorisë, `Top Story` zbërtheu një seri rrëmbimesh, të kryera për shkak të përplasjeve në trafikun e drogës në qytetin e Vlorës.

Gjithashtu në këtë emision u transmetuan edhe statistikat zyrtare të organit të akuzës për të zhdukurit në qytetin e Vlorës, si pasojë e luftës së organizatave kriminale që ushtrojnë  trafikun e drogës.

“Rezulton se numri i personave të raportuar, të zhdukur, të humbur, nga familjarët… nga viti 2015 deri tani, ka pasur një numër rreth 80 referimesh”, delaroi me zë e me figurë në atë kohë prokurorja Flora Çela. E vërteta është se për këtë `mit` ka edhe një hetim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular