BallinaOP EDDajti dhe dështimi i sistemit përballë të fortëve!

Dajti dhe dështimi i sistemit përballë të fortëve!

spot_img
spot_img

Nga Flamur Vezaj

Dritan Dajti vazhdon ti bej zbor institucioneve shteterore! Pas prokurorise e gjyqesorit, ne dispozicion te Dajtit tashme vihet edhe policia e burgjeve, jo vetem ajo e Peqinit por edhe e Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve!

Me kerkese te Dajtit, e propozim te drejtorit te burgut te Peqinit Emin Shpata, e me miratim te Drejtorit te Policise se Burgjeve Bardhyl Kaçorri dhe urdher te Drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve Agim Ismaili vrasesi i kater policeve del “xhiro” ne zonen e ish-bllokut!

Praktika e levizjeve te tilla behet gjithmon me miratim nga lart! Pra policia e burgjeve ka angazhuar mbi 20 punonjes te saj, me te vetmin arsyetim qe Dajti te marr mjekimin e specializuar te dentistit te tij personale qe çuditerisht e kishte zyren ne zonen e ish-bllokut!

Ligji thote qe cdo i denuar meriton trajtimin mjekesore dhe dentar, por fillimishte ne burgun ku vuan denimin, me pas ne qarkun ku ndodhet institucioni i vuajtjes se denimit! Kaq! Por per Dritan Dajtin, burgu nuk ka dentist, as qyteti i Peqinit, Elbasanit, Fierit apo Durresit, por vetem ne Tirane edhe ate ku deshiron vrasesi i policeve! Kjo “xhiro” ne zonen e ish-bllokut, erdhi si dite feste per Dajtin, pasi vetem pak dite me pare prokuroret e SPAK-ut kerkuan qe Gjykata ti pushoje hetimet ndaj gjyqtareve qe i falen burgimin e perjetshem vrasesit te policeve!!

Per heqjen e burgimit te perjetshem, Ministria e Drejtesise kerkoje me ngulm (ne konference per media) te nis hetimet prokuroria e nga ana tjeter, varesit e saj e nxjerrin “xhiro” ne mes te ish-bllokut njeriun me te rrezikshem qe ndodhet ne burgje dhe me problematikun per sistemin e drejtesise! Kjo tregon edhe njehere se qeveria ben vetem propagande kunder krimineleve e nga ana tjeter vihet ne gadishmeri te tyre sa here keta shfaqin deshira per festa edhe ne zonen e ish-bllokut!

#radhen_e_ka_Shullazi#

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular