Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka kthyer përgjigje presidentit të Kosoves, Hashim Thaçi nga i cili ka kërkuar që të mos ndikojë e imponojë krijimin e qeverisë, por e ka keshilluar të durojë dhe të presë.
Ai ka kërkuar që presidenti të mos bëjë presion e vlerësime politike, duke e lajmëruar se ende nuk e kanë gati propozimin për mandatar, raporton Express.